Ti shpëtosh vdekjes! Kjo ka ndodhur me një mësuese nga Britania, e cila është rikthyer në jetë, 6 orë pasi zemra e saj kishte ndaluar së rrahuri, si pasojë e një arresti kardiak.

Audrey Schoeman së bashku me bashkëshortin e saj kishte shkuar për alpinizëm në vargmalet e Spanjës. Krejt papritur, në mes të dëborës dhe të ftohtit gruas i ra të fikët dhe bashkëshorti lajmëroi menjëherë një ekip shpëtimi.

Schoeman u dërgua në spital me helikopter dhe mjekët zbuluan se organizmi i saj kishte pësuar hipotermi dhe temperatura e trupit të saj ishte ulur në 18 gradë Celsius. Pas disa momentesh zemra e saj pushoi. Mjekët bën gjithçka të mundur duke i vendosur pajisje dhe elektroshok, por nuk mundën ta mbanin në jetë. Të paktën kështu u duk derisa ndodhi mrekullia…

Pas 6 orësh zemra e saj nisi të rrihte sërish! Ngjarja u publikua zyrtarisht nga spitali Vall d’Hebron në Barcelonë gjatë një konference për shtyp.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel