Pa harruar viktimat dhe qindra të plagosurit, tërmeti i mëngjesi të 26 nëntorit solli dëmtimin e shumë banesave veçanërisht në Durrës dhe rrethinat përreth.

Zgjidhja momentale ishte strehimi i banorëve në çadra. Në një kohë kur temperaturat vazhdonin të uleshin dhe reshjet e shiut të shtoheshin, plastmasi s’mund të ishte më një opsion strehimi.

Për këtë arsye, banorët, shtëpitë e të cilëve rezultuan të pabanueshme po zhvendosen aktualisht në kontenierë.

Top Channel