Tentativë vrasjeje dhe falsifikim dokumentesh/ Bie në pranga 35-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane

06/12/2019 10:29

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane është vënë në pranga në Vlorë.

Bëhet fjalë për L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.

Top Channel