Pas hetimit zbulohet se mësuesja kishte shkuar me të paktën 5 nxënës

06/12/2019 16:25

Ish modelja Fiona Viotia, 30 vjeçe, e cila u bë mësuese në një shkollë katolike djemsh në Afrikën e Jugut, u vu nën hetim pasi dyshohej se kishte kryer marrëdhënie me një prej nxënësve. Hetimet zbuluan se ajo kishte kryer me të paktën pesë nxënës.

Ajo u shkarkua nga “Kolegji i Peshkopëve Dioqezianë” në Kejp Taun është pas ankesës së prindërve të një studenti 18-vjeçar, me të cilin ajo kishte krijuar një lidhje seksuale e madje kishte nisur të tregohej shumë kontrolluese ndaj tij.

Djali tha se ishte afruar vetë fillimisht me ish-modelen, por më vonë, pasi kishte dashur të ndahej, ajo kishte nisur të bëhej kontrolluese dhe nuk e linte të qetë. Ajo kishte arritur të bëhej kërcënuese e abuzive, dhe ai ishte detyruar t’i tregonte familjes, që ta ndihmonin.

Shkolla është një nga më të famshmet në vend, dhe skandali ka marrë vëmendje edhe përtej detit, pasi Fiona është e martuar me një person të njohur në botën e sportit.

 

FOTO GALERI
1/7
Nga modele, 30-vjeçarja ishte bërë mësuese poloje uji te një shkollë vetëm me djem

Top Channel