Ky që shihni në foto është pallati ku jetonte kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella. Pallati i saj ashtu siç edhe shumë ndërtesa të tjera në zonë u dëmtuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit që kishte magnitudë 6.4.

Sipas banorëve Jella është larguar bashkë me familjen pasi ende nuk është bërë inspektimi i pallatit. Ndërkohë fati deshi që të ishte pikërisht kryeprokurorja Jella që të drejtojë hetimet për tërmetin në Durrës.

Dje në mbrëmje në emisionin Open gazetarja e Top Channel Anila tregoi gjithashtu se edhe banesa e Prokurores Arta Marka është dëmtuar nga tërmeti.

“Burime nga prokuroria bëjnë me dije se Arta Marku e bën vajtje-ardhje nga Shkodra në Tiranë pasi banesa që kishte me qera në Tiranë është dëmtuar nga tërmeti”- vijoi Anila Hoxha.

Top Channel