Inspektorët komunalë, në kuadër të aktivitetit të tyre, kanë kryer një kontroll rutinë në marketet e komunës së Skenderajt, ku kanë hasur në produkte të mishit pa deklaracion dhe jo të sigurta për konsumatorin, përkatësisht në “Viva Fresh Store”, ku pastaj është konfiskuar malli dhe është bërë asgjësimi i tij.

Ndërsa, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Komuna e Skenderajt nëpërmjet një komunikate ka bërë apel te pronarët e marketeve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse nga qytetarët kërkon bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla./KosovaPress/

Top Channel