“Prita katër vite për ta bërë për spital”/ Ibrahimovic-Materazzi nuk e falin njëri-tjetrin!

05/12/2019 17:58

Dikur kundërshtarë ekipi dhe më pas shokë skuadre. Ibrahimovic dhe Materazzi, nuk e falin dhe nuk e harrojnë njëri-tjetrin. Për një intervistë të dhënë për revistën GQ, Zlatan tregon një episod shumë interesant që i ka ndodhur me ish-shokun e tij të ekipit, Mario Materazzi.

Në një derbi të luajtur midis Interit dhe Milan, suedezi, i cili në atë kohë përfaqësonte ngjyrat kuqezi ka bërë një ndërhyrje ndaj mbrojtësit me qëllim, dhe arsyen e kësaj sulmuesi e ka shpjeguar gjatë intervistë.

“Në një derbi të Italisë, Juventus-Inter të vitit 2006 (Zlatan në atë kohë ishte pjesë e bardhezinjëve), dola nga fusha e lojës pas një ndërhyrjeje vrasëse të Materazzit. Pasi kalova tek Milan, gjatë derbit, në pjesën e dytë, e godita Marion me një lëvizje taekëondoje. E dërgova në spital. Stankovic më pas mu afrua dhe më tha se përse e bëra. Dhe unë u përgjigja: Kam pritur katër vite për këtë moment, ja pse”, ka thënë sulmuesi në intervistën e tij.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i mbrojtësit italian, i cili shquhet për karakterin e tij tepër të vështirë dhe konfliktet e shumta që ka pasur me kundërshtarët gjatë karrierës së tij futbollistike. Ai në Instagram ka postuar një foto të festës së Championsit të 22 majit 2010, shoqëruar me mesazhin:

“Veni…. Vini….. Vici (Erdha, pashë, fitova), Gjithmonë sidoqoftë FALEMINDERIT Ibrahimovic! Pa ty nuk do të kishim fituar kurrë”, shkruan mbrojtësi

Ky postim i Materazzit është shkruar në formën e një ironie, sepse suedezi u transferua si pjesë e një marrëveshje në Barcelonë dhe në Milano erdhi Samuele Eto’o si edhe një shumë parash në favor të Interit. Pikërisht kamerunasi ishte një nga elementët kyç të skemës së Mourinho-s dhe një nga protagonistët kryesorë të vitit 2010, vit që zikaltërit fituan gjithçka të mundshme.

Top Channel