Volejboll/ Erzeni kualifikohet për fazën tjetër “CEV Voleyball challenge Cup 2020”

04/12/2019 20:55

Ka qenë një javë e vështirë për qytetarët e Shijakut, i prekur rëndë nga pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.

Por ekipi i Erzenit në volejboll ua ka thyer sadopak buzëqeshjen me fitoren 3-0 ndaj Partizanit për Euro kupën CEV.

Seti pare 25 -16, Seti dyte 25-19 dhe ai i  trete  26-24.

Erzenit i duheshin vetëm dy sete për t’u kualifikuar pas fitores 3-0 me Partizanin në Tiranë.

Sulmet e forta  të lojtarëve të Erzenit si Asmend Kula 13, Vuk Medenica 15 dhe Anis Cullhaj 11 dhuruan spektakël shoqëruar me duartrokitje në pallatin e sportit Dhimitraq Goga.

Partizani u mundua të marrë frenat e lojës por e kishte të pamundur të përballonte dhe të fitonte përparësi ndaj Erzenit.

Kristi Berdufi  lojtari me numrin 10  i Partizani në rrolin e liberos bëri të pamundurën për të organizuar të tijët kundra ish ekipit ku u shpall kampion por e gjithë dinamika e këtij dueli kontrollohej nga shijakasit.

Ndeshja e kthimit  ishte caktuar të zhvillohej më 27 nëntor, nën drejtimin e një arbitri të parë moldav me ndihmës një arbitër turk po në Pallatin e Sportit “Dhimitraq Goga” . Mirëpo tërmeti i fortë i së martës, 26 Nëntor si dhe shpallja nga qeveria e gjendjes së pjesshme të jashtëzakonshme nuk krijonte kushtet normale për zhvillimin e takimit.

Ndaj dhe CEV e pa me vend shtyrjen dhe zhvillimin e tij sot më 4 dhjetor.

Ekipi Erzenit u drejtua nga trajneri Arben Sako dhe ndihmësi i tij Rezart Muka.

Partizani në këtë ndeshje drejtohej  nga ndihmës trajneri Elton Tukseferi, ndërsa trajneri i parë, Ylli Tomorri, ndodhet jashtë vendit për arsyet personale.

Erzeni , më 10 dhe 17 dhjetor, do të ndeshet me italianët e “Allianz Power Voley” të Milanos që mban vendim e katërt në kampionatin Italian.

Muhamed Veliu

Top Channel