Ndonjëherë jemi aq të dashuruar me përrallat sa që duam të sjellin në jetën tonë një pjesë të vogël të tyre. Por jini të kujdesshëm, sepse ndonjëherë dëshirat tuaja mund të bëhen realitet.
Një ditë pasi e quajti reformën në drejtësi si “Ramaforma”, presidenti Ilir Meta publikoi ato që ai quan refleksione për këtë reformë, e cila u miratua me bekimin e SHBA dhe BE e po ndiqet hap pas hapi po prej tyre.
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur që seanca e radhës të zhvillohet më 17 korrik, për shkak se duhet të saktësohet prokurora për Gjergj Kohilën, ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, i cili ndodhet në arrati. Ende nuk është saktësuar nëse Kohila është vënë apo jo në dijeni për zhvillimin e procesit ndaj tij.
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka sot nëpërmjet një postimi në Twitter pas zgjedhjeve të 30 qershorit, me një thirrje të fortë për palët politike.
“Arkeologët kanë zbuluar të tjera “mbetje njerëzore” në Rumaninë verilindore pranë një zone ku në vitin 2010 ata zbuluan një varr masiv për më shumë se 100 hebrenj të vrarë nga trupat rumune gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thanë prokurorët ushtarakë të martën.
Mbrëmjen e 30 Qershorit nga selia rozë kryesocialisti Edi Rama u angazhua për zhvillimin e një debati të brendshëm në PS, për të analizuar qeverisjen qendrore dhe vendore, për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme.
Qershori 2019 është zyrtarisht muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë dhe kjo është konfirmuar nga programi i vëzhgimit të tokës të Bashkimit Evropian, Kopernikus.
Një zjarr në bordin e një nëndetëseje kërkimi ruse i ka marrë jetën 14 pjesëtarëve të ekuipazhit. Bilanci është konfirmuar nga ministria ruse e mbrojtjes.
Në mes të shkretëtirës shterpë të Nevadës, ekziston një rrugë e pa shënuar me pluhur që të çon në portën e përparme të Zonës 51. Është e mbrojtur me një gardh zinxhiror, një portë dhe disa shenja frikësuese.
Presidenti Ilir Meta ka kritikuar reformën në drejtësi, duke e pagëzuar atë me emrin “Ramaforma”.
Analisti David Philips propozon përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri si e vetmja mënyrë që vendi të dalë nga situata e pazakontë në të cilën ndodhet.
Brazili është finalisti i parë në Kupën e Amerikës pasi mposhtën në gjysmëfinale Argjentinën e Messit me rezultatin 2-0.
Një zjarr në bordin e një anije kërkimore të marinës ruse ka vrarë të paktën 14 anëtarë të ekuipazhit, lajm i bërë i ditur nga ministria ruse e mbrojtjes.
Një avion është rrëzuar në shkretëtirën e largët të Kalifornisë.
Po zhvillohet ndeshja Brazil-Argjentinë, ndeshje e vlefshme për gjysmë-finalen e parë të Kupës së Amerikës.
Debate të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel mes të ftuarve. Petro Koçi, zëvendës-ministri i Mbrojtjes ka bërë akuza të forta për opozitën dhe presidentin Ilir Meta.
Kupa e Amerikës është në fazën e gjysmë-finaleve ku gjysmë-finalja e parë është super klasikja Brazil-Argjentinë.
Drejtuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Zgjedhjet Lokale 2019, Audrey Glover theksoi në një intervistë ekskluzive për DW se nuk ka përfunduar ende gjithë cikli i procesit zgjedhor. Jemi duke parë me shumë interes ankimimet, që janë pjesë e rëndësishme e këtij procesi, u shpreh ajo.
Gjasat që të ndodhte kjo valë të nxehti, e cila përvëloi këto ditë Europën, u shtuan me pesë herë nga ngrohja globale, thonë ekspertët. Rritja e temperature për shkak të këtij fenomeni ka sjellë një “super-ngarkesë”, shpjegojnë ata, duke e bërë shumë të mundshme që ai të ndodhte.
Kryetari i Partisë Demokratike me anë të një postimi në facebook ka krahasuar 2 korrikun e 1990 me 2 korrikun e këtij viti. Sipas Bashës 29 vjet pas 2 korrikut të ‘90-s, shqiptarët janë sërish përballë një regjimi që do t’i ndajë nga Perëndimi.
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në Shëngjin të Lezhës. Në aksidenti janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë.
Njihuni me Junon, ndryshe i njohur si macja e egër Juno, në “Instagram”.
Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se palët duhet të ulen urgjentisht në tavolinë dhe ndërkombëtarët kanë nisur të ndërmjetësojnë me palët.
Spartak Ngjela në një debat me ish-deputetin Përparim Spahiu në emisionin “Open” në Top Channel ka folur lidhur me deklaratën e presidentit Meta për zgjedhje edhe presidenciale në 13 tetor.
Princ i Emirateve të Bashkuara Arabe ka ndërruar jetë në Londër, kanë lajmëruar autoritetet ditën e sotme.
Paskal Milo i ftuar në “Open” tha se qëllimi kryesor i ndërkombëtarëve është stabiliteti edhe nëse ka demokraci në nivele të ulëta.
Një aksident ka ndodhur në Shëngjin.
Media amerikane, “Fox News”, ka komentuar deklaratat e presidentit shqiptar, Ilir Meta, me të cilat ai akuzon Xhorxh Sorosin se është përfshirë me një komplot me qëllim kapjen e hallkave të shtetit dhe për të destabilizuar vendin.
Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e OPEN mes Spartak Ngjelës dhe gazetarit Berat Buzhala.
Një burim informacioni, që është raportuar si i besueshëm nga shumë media, ka thënë se “Rockstar” është duke punuar fuqishëm me video-lojën e radhës nga seritë “Grand Theft Auto” (GTA).
Ish-ministri i jashtëm shqiptar Paskal Milo deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se deklarata e sotme e Presidentit Ilir Meta ishte shumë e fortë.
Gazetari Berat Buzhala, ka deklaruar në emisionin Open, se Ilir Meta ka marrë flamurin e opozitarizmit shqiptar, duke u kthyer në epiqendrën e opozitës.
Avokati Spartak Ngjela duke komentuar Presidentin Ilir Meta tha se ai dukej i shqetësuar.
Palm Xhumeira në Dubai ka 20 vite që i nënshtrohet punimeve intensive.
Prokuroria e Përgjithshme ka dalë me një njoftim mbi procedimet për procesin zgjedhor.
Firma e ndërtimit braktisë punimet e pallatit, banorët kërkojnë ndihmë pas vdekjes së njërit prej tyre tragjikisht.
Udhëheqësit europianë kanë zgjedhur ministren e mbrojtjes gjermane, Ursula fon der Lejen, për postin më të lartë të bllokut, presidente të Komisionit Europian.
Një zhvillim i ri në Turqi po interpretohet si shenja e fundit e dobësimit të pozitave të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Parlamenti Europian është rihapur sërish në Strasburg, me një protestë kundër BE-së, të organizuar nga partia britanike “Brexit”, si dhe nga një demonstrim i nacionalistëve katalanas, eurodeputetët e të cilëve e kanë të ndaluar të futen në sallë.
Në pritje për të mësuar më shumë mbi ecurinë e tratativave që do të sjellë në Torino një futbollist si De Ligt, Juventus prezantoi një përforcim të rëndësishëm për mesfushën. Adrien Rabio’ u impenjua në konferencën e parë si lojtar i kampionëve të serisë A, duke nisur dhe duke përfunduar përgjigjet me nga një shprehje italisht.
Karrierës politike të presidentit Ilir Meta nuk i kanë munguar deklaratat e forta ku brenda tyre s’ka munguar fjala dorëheqje nga postet që ka mbajtur.
Një burrë për pak sa nuk vdiq në shtëpinë e tij, kur një kufomë ra nga qielli në oborr të shtëpisë, vetëm pak metra larg.
Partia Demokratike denoncoi se në Tiranë në 30 qershor është manipuluar 1/3 e pjesëmarrjes, ndërsa akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk shfaq të dhënat online, me qëllimin manipulimin e rezultatit.
21.6 përqind e mbi 3.5 milionë shtetasve shqiptarë, me të drejtë vote zgjodhën sipas shifrave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të shprehur vullnetin e tyre, në kutinë e votimin në zgjedhjet e 30 qershorit.
U zbulua më në fund, pas disa ditësh kërkime, trupi i futbollistes shqiptare Florijana Ismaili, e cila u mbyt në mënyrë tragjike në ujërat e thella të liqenit të Komos të shtunën pasdite.
Kryeministri Edi Rama i ka akorduar “Yllin e mirënjohjes Publike”, oficeres së plagosur në protestë Ina Nukës.
Negzzia, emri i vërtetë Negin Ahm, rrezikon burgun për shkak të fotove të pahijshme, pas arratisjes në Paris, ku nuk mund të punojë për shkak se azili nuk është aprovuar ende për të.
Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës. Njoftimi është bërë nga dy ministrat Cakaj e Pacolli, gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje midis dy vendeve.
Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, arrestuar muajin e kaluar gjatë një operacioni të gjerë policor në qytetin e Elbasanit.
Numërimi i votave për zgjedhjet e 30 qershorit vazhdon ende, ndërkohë që kanë mbetur vetëm 4 bashki ku nuk kemi ende rezultat.
Kur vjen puna e të marrit poza për “Instagramin”, të famshmit dinë shumë mirë se si të “godasin” me pozicione të reja.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një reagim në facebook, për sa i përket raportit të ODIHR mbi zgjedhjet e 30 qershorit.
I ftuar në studion e Top Talk, Astrit Patozi e pranoi se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin normale, por sipas tij do të ishte shumë herë më keq nëse s’do të kishte fare zgjedhje.
Kafshët vijnë në forma dhe madhësi kaq të ndryshme. Ne jetojmë në një botë ku mund të shohësh lepujt e mëdhenj dhe kuaj të vegjël.
Barcelona e mbylli javën e fundit të sezonit 2018/2019 me 77.4 milionë, Euro të ardhura nga shitja e 4 lojtarëve, Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Marc Carmona, të cilëve u shtohet edhe emri i Marc Cucurellës, kartoni i të cilit u ble përfundimisht nga Alaves, për 2 milionë Euro.
Turneu legjendar i “Wimbledonit”, në Londër ka nisur me surpriza.
Në studion e Top Talk, duke komentuar deklaratat e Presidentit Meta, koordinatori i Bindjes Demokratike, u ndal te “konspiracioni kundër Shqipërisë”.
Të kesh një ishull të gjithin për vete duket si një ëndërr e vërtetë – por ata kushtojnë shumë para dhe me sa duket vetëm të famshëm dhe miliarderë të pasur si Johnny Depp, Leonardo DiCaprio dhe Mel Gibson mund t’i përballojnë ato.
Duke iu referuar fjalës së Presidentit Meta, Astrit Patozi, i ftuar në Top Talk, u shpreh se në Shqipëri mund të aplikohet edhe testi mendor për figurat politike kryesore në vend.
Gabimi i Tesillos në serinë e 11 metërshave, në çerekfinale të “Copa America”, mes Kolumbisë e Kilit i kushtoi skuadrës së drejtuar nga Carlos Queiroz, pasi u eliminua nga kompeticioni.
Gjatë mesditës së sotme janë riatdhesuar vullnetarisht 29 shtetas shqiptarë , të cilët kishin kërkuar azil në Francë.
Kemi lënë tashmë pas 30 qershorin me një rezultat aspak befasues ku ashtu sikurse pritej PS mori një fitore në terma absolut pasi në gjysmën e Bashkive të vendit nuk kishte rivalë, ndërsa në pjesën tjetër u përball me kandidatë të Bindjes Demokratike.
Ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së “roamingut”, për vendet e Ballkanit Perëndimor, që mundëson thirrje telefonike më të lira, midis operatorëve të këtyre vendeve.
Rritja ekonomike e Shqipërisë u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e parë të këtij viti e dëmtuar nga kriza energjetike, por edhe mbyllja e basteve. Sipas Institutit të Statistikave në tre muajt e parë të vitit, prodhimi i përgjithshëm kombëtar u zgjerua me vetëm 2.21 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çka përbën rritjen më të ulët në 14 tremujor me radhë.
Qyteti mbron veten është një filmi vitit 1951 i regjisorit Pietro Germi. Me Gina Lollobrigida, Renato Baldini, Amedeo Trilli, Emma Baron, etj, kjo dramë është një ndër më të njohurat e kohës. Ai u shfaq mbrëmjen e së hënës tek instalacioni ‘Reja’ me qëllim sjelljen edhe njëherë në vëmendje të perëndeshave italiane.
“Pozitivisht mund të themi se votimi u zhvillua në një situatë përgjithësisht të paqtë. Ne pamë prova se zgjedhësit u ndodhën nën presion nga të gjitha palët politike…” Trysnia me të cilën u gjenden qytetarët nga të gjitha partitë politike ishte promblematika e parë e renditur në raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Trysni që kulmoi pikerisht atë ditë.
Fotografitë e vendosura në muret e gjimnazit “Sami Frashëri” janë të gjimnazistëve të maturave të shkuara që janë larguar nga Shqipëria. Këtyre tabelave do ju bashkohen edhe fotografitë e maturantëve të këtij viti që do të studiojnë në Gjermani.
Që prej ditës së martë, efektivët e policisë janë rikthyer në pozicionet e tyre të punës, pas përfundimit të procesit zgjedhor në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohe forcat e ushtrisë që zëvendësuan rreth 280 efektivë policie të cilët ruanin objektet e rëndësisë së veçantë, vazhdojnë ende në këtë detyrë.
Kryeministri Edi Rama falënderoi efektivët e policisë së shtetit për atë që ai e vlerësoi si përkushtim, dinjitet, profesionalizëm, gjatë një ngarkesë të jashtëzakonshme fizike dhe psikologjike, në këto muajve të trazuar që kaloi vendi.
Në Tiranë kanë pasur të drejtë të shkonin drejt kutive të votimit rreth 660 mijë zgjedhës por kanë votuar vetëm 171 390 prej tyre.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka deklaruar se procesi i numërimit në bashkinë e Tiranës “është manipuluar në 1/3 e pjesëmarrjes, me rreth 66 mijë votues!”
A e konsideroni veten jo të përpiktë në takime? Të gjithëve na ka ndodhur të shkojmë vonë në takime, por kur këto vonesa bëhen të vazhdueshme, atëherë shndërrohen në problem.
Një studim me mbi 1.000 prindër me fëmijë të moshës 4-12 vjeç, tregoi se 72 % e tyre mendojnë se syzet e diellit duhet të jenë pjese e uniformës shkollore, për të mbrojtur shikimin.
Klean Shuqja është 13 vjeç dhe deri më tani ka përfaqësuar Shqipërinë në 41 turne ndërkombëtare të shahut.
Autoritetet shqiptare të vendosin ҫfarë do bëjnë me rezultatet e 30 qershorit, ka thënë për Deutsche Welle, Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në Zgjedhjet Lokale 2019.
Kartat e identitetit apo pasaportat jenë dy ndër dokumentet kryesore për ҫdo person pasi përmbajnë të dhënat më të rëndësishme personale.
Kryebashkiaku ende në detyrë i Kamzës, Xhelal Mziu ka deklaruar se nuk do të pranojë të dalë nga zyra, pavarësisht votimeve të 30 qershorit ku fitues u shpall kandidati i PS, Rakip Suli.
Stilistja holandeze Iris van Herpen, ka prezantuar koleksionin e saj Hypnosis në javën e modës haute-couture në Paris. 19 modele të kuruara mirë, në forma delikate dhe materiale transparente, krijonin forma që duket se sfidonin gravitetin dhe e gjithë kjo ishte një magji e vërtetë në pasarelë.
Do të donit të vishnit një fustan të Klaudia Kardinales? Në Paris, Sotheby’s ka nxjerrë në shitje 130 modele haute couture ose gati për tu veshur nga gardëroba personale e aktores italiane, një ikonë e famshme e viteve 1960.
Kapitenja gjermane e anijes së shpëtimit të emigrantëve doli para një gjykate në Itali, me rastin e saj që ka ndezur tensione të reja mes Romës dhe Berlinit.
Në prag të një eklipsi total diellor, të dukshëm në disa vende të hemisferës jugore, njerëzit në rripin e errësirës totale në Kilin verior, po përjetojnë frenezinë e para-eklipsit me përgatitjet finale dhe me dhjetëra e mijëra turistë po mbërrijnë për tu bërë dëshmitarë të këtij eventi të shumëpritur astronomik.
Miliona njerëz në botë vendosin në rrezik edhe shikimin duke vazhduar të pinë duhan. Paralajmërimi vjen nga specialistët, që pavarësisht një lidhjeje të dukshme, thonë se vetëm një në pesë persona pranon se duhanpirja mund të çojë në verbim.
Liderët e Bashkimit Evropian u rimblodhën në Bruksel të martën për të tretën ditë radhazi, për të biseduar për plotësimin e posteve kryesore drejtuese të bllokut.
Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali është e para që reagon pas konferencës që mbajti sot presidenti Ilir Meta, ku nuk munguan kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Evropa duket se po merr frymë pak më lirisht pas valës së të nxehtit dhe temperaturave ekstremisht të larta që thyen rekordet e kohërave në Francë e Gjermani.
Donald Trump do patjetër tanke në paradë, më 4 korrik. Ai tha të hënën se një paradë e tankeve të ushtrisë amerikane do të ishte pjesë e një eventi të posaçëm që do të mbajë më 4 korrik në Uashington.
‘Deep state’ dhe ‘state capture’ ishin dy termat të cilat theksoi sot në konferencë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kur foli për grupin e strukturuar ‘PPP-d’ që, sipas tij, funksionon në Shqipëri kundër interesave të qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të vihet në zbatim teknologjia për kontrollin e rrugëve të vendit, duke thënë se nuk duhet të humbet kohë.
Ka përfunduar normalisht pa shënuar asnjë incident procesi i numërimit të votave në të gjithë qarkun e Elbasanit.
Kryeministri Edi Rama ka dekoruar sot me medalje efektiven Ina Nuku, e cila u plagos gjatë një proteste të zhvilluar nga banorët e Astrit, për të shmangur shembjen e banesave.
Kryebashkiakët ende në detyrë të Partisë Demokratike zhvilluan paraditen e sotme një takim me kryetarin Lulzim Basha, në selinë blu.
Presidenti Ilir Meta foli sot për një grup të strukturuar që punon kundër interesave të Shqipërisë. Duke e lidhur me konceptet e ‘deep state’ dhe ‘state capture’, Meta foli për grupin ‘PPP-d’, të cilin e ka zbërthyer gjatë konferencës.
Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka qenë dakord që opozita të digjte mandatet.
Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar që të publikojë disa mesazhe që kryeministri Edi Rama i ka dërguar përpara zgjedhjeve. Nga konferenca për mediet, Meta tha se sot ka vendosur t’i nxjerrë të gjitha në dritën e diellit, madje edhe mesazhet private me kreun e qeverisë, ndërsa zbuloi edhe mesazhin që i çonte kryeministrit Rama më 18 shkurt, dy ditë pas 16 shkurtit, ditë në të cilën opozita dogji mandatet zyrtarisht.
Në konferencën për shyp, presidenti Ilir Meta i është drejtuar edhe miliarderit George Soros, për të cilin la të kuptohet se është shkaktar i krizës në Shqipëri nëpërmjet kryeministrit Edi Rama. Meta tha se është i gatshëm të mbrojë Shqipërinë sepse është politikan i racës së Avni Rustemit dhe Mic Sokolit, jo si Nikolla Gruevski, ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Presidenti Ilir Meta sfidon maxhorancën qeverisëse e cila ka nisur procedurën e shkarkimit. Në tavolinën e shahut politik për të cilën kryeministri Edi Rama thotë se është 3 hapa përpara, presidenti bën një lëvizje të papritur duke propozuar që fatin e tij për të qëndruar në pallatin presidencial ta vendosë populli.
Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën për shtyp një grup të strukturuar që funksionin në Shqipëri dhe që, sipas tij, bazohet në parimet e ‘deep state’ dhe ‘state capture’.
Faza gjysmëfinale e Copa America hapet me superklasiken e Amerikës mes Brazilit dhe Argjentinës, një sfidë kjo që padyshim do të transmetohet drejtpërdrejt në paketën Supersport të Digitalb në 02:30 me orën evropiane.
Dje Princesha Diana duhet të kishte festuar ditëlindjen e 58-të.
Me përfundimin e votimeve të 30 qershorit dhe shpalljes fituese të Partisë Socialiste në 60 nga 61 bashkitë e vendit, kriza politike pritet të përqëndrohet edhe te bashkitë që për katër vite u drejtuan nga opozita.