Video/ Kujdestarja “mostër”, dhunon fizikisht 20-vjeçarin me aftësi të veçanta

10/02/2020 11:58

Një kamera e fshehtë ka nxjerrë zbuluar një kujdestare britanike, e specializuar për përkujdesjen e personave me aftësi të veçanta.

Në video shihet se si kujdestarja e identifikuar si Peraline Baugh, 62 vjeçe, godet 20 vjeçarin me aftësi të veçanta Peter Evans, në fytyrë dhe më pas shihet duke e tërhequr me forcë nga shtrati. Dyshohet se Baugh për muaj me radhë ka ushtruar dhunë mbi Evans, i cili si pasojë e sëmundjes nuk mund të flasë. Në pamundësi që të kujdesej, pasi nëna e 20 vjeçarit kishte dhe një fëmijë tjetër 11 vjeç, gjithashtu me aftësi të veçanta, thërriti për ndihmë Baugh e cila ishte e punësuar vetëm për orët e natës, sepse Evans kishte shumë vështirësi për të fjetur në gjumë.

Në video shikohet gjithashtu sesi kujdestarja e detyron djalin që të rri pa lëvizur dhe në disa raste i mbyll dhe gojën me dorë në mënyrë që të bërtiturat e tij të mos dëgjoheshin në ambientet e tjera të shtëpisë. Nëna e Peter, While Louise, u shpreh për mediat lokale se kamerat e sigurisë nuk i kishte vendosur për të nxjerr në pah dhunën e kujdestares, por për të pasur nën kontroll dy djemtë e saj të sëmurë në momentin që ato mund të kishin nevojë për të. “Unë e kisha instaluar kameran jo për të monitoruar kujdestaren, por për të pasur në kontroll dy djemtë e mi nëse më duhej të shkoja në dhomën e tyre për t’i ofruar ndihmë.

Ajo që e pashë në video më shkatërroi mua. I besoja asaj (i referohet kujdestares) dhe ajo ishte bërë si anëtare e familjes, por tani mendoj se thjesht ishte aktore e mirë”, u shpreh nëna e djalit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel