Në mbrojtje të kafshëve/ Protesta në Tiranë, kërkohet që shembulli të merret nga Kosova

09/02/2020 16:30

Jonida Gjoka, ka pak muaj që është kthyer nga Amerika dhe ka adoptuar 4 qen shqiptar.

 “Do doja të adoptoja 100, 1000 , 1 milionë.. por duhet të një sistem. Ju lutem, janë qenie të pafajshme, i dhemb njësoj si unë e ti, nuk ndryshon dhimbja… është si I dhemb fëmijës . Ju lutem vini dorën në zemër… “ tha Jonia Gjoka.

Për shkak të mospërkrahjes, njerëz qe duan kafshët dhe përfaqësues të shoqatave për mbrojtje te tyre, u mblodhën para bashkisë së Tiranës për të 6-n herë për të protestuar.

 “Kam ardhur të protestoj për kafshët se I dua shumë, kam dhe në shtëpi”

“Ky vetëm pak dashuri do, asgjë tjetër. E kam gjetur në rrugë, para vitit të ri.”

“Ky qen është marr para vitesh, nuk ka fare sy. E kanë gjuajtur me gur e me shkelma e kanë verbuar. Si dhe kujdesem për 32 qen të tjerë”

Zëri I qenve endacakë janë bërë njerëzit, të cilët marrin shembull shqiptarët e Kosovës e jo vetëm, që ndryshe nga ne, sipas tyre, tregojnë  kujdes.

 “Kemi Kosovën, që për një hark të shkurtër kohor ka krijuar një qendër për qentë endacakë…I ushqen kujdeset. “

Top Channel