“Rrudhet” Universiteti i Vlorës/ Matematika, Fizika dhe italishtja në rrezik, rritet interesi i studentëve të huaj

01/10/2026 16:29

Në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës kanë nisur regjistrimet e studentëve. Rektorja e këtij universiteti, Aurela Saliaj, thotë se regjistrimet deri më tani janë në të njëjtin nivel si një vit më parë, por risi është shtimi i studentëve të huaj.

Interesim të lartë ka për degë si infermieria dhe inxhinieria elektrike, por edhe administrim-biznesi, financa, kontabiliteti dhe juridiku nuk mbeten pas.

Universiteti i Vlorës do të shkojë drejt profilizimit duke u orientuar drejt ekonomisë blu, drejt programeve të navigacionit që lidhen me kërkesat e tregut të punës, si dhe hapjen e kantierit në Pashaliman. Gjithashtu, të gjitha programet studimore që do të ketë ky universitet do të jenë në zhvillim dhe mbështetje të turizmit.

Top Channel