Shqiptari vdes në burg të Francës, nëna e Mentor Rexhës: Djali nuk ka kryer vetëvrasje, por është dhunuar

10/02/2020 11:27

Një shqiptar i arrestuar në Francë, Mentor Rexha ku ishte në procedura për të marrë azil, është gjetur i pajetë në dhomën e qelisë.

Nëna e tij Rukine Rexha në lidhje me ngjarjen është shprehur: I bëj thirrje shtetit shqiptar që ta zbardh ketë ngjarje, djali nuk ka kryer vetëvrasje por është dhunuar ne burg. Lajmin e kemi marre nga shokët e tij qe na kane tregua sepse askush tjetër nuk na ka lajmëruar për vdekjen e djalit. Djali kishte një vit që ishte në France dhe 6 muaj kishte në burg se akuzohej për djegien e disa makinave. Ka qenë duke folur me vëllain në telefon kur e kanë arrestuar. Gjate kohës që kemi folur në telefon nuk na ka shprehur shqetësime dhe ne jemi të bindur se nuk ka kryer vetëvrasje. Kërkojmë që të hetohet sepse në trup ka shenja dhune. I bëj thirrje shtetit të me kthejnë trupin e djalit dhe të zbardhet ngjarja. Fëmijët i kam rritur me halle.

Djali i xhaxhait Selaudin Rexha: Ambasada shqiptare në France nuk na është përgjigjur por na është shprehur në mënyre absurde kur i kemi kërkuar ndihme dhe te gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë që shtetit nuk hesht ndërkohë që po te ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh.

Mentor Rexha, lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për procedurat e marrjes së statusit të azilantit.

Por ndërkohë, ai ka përfunduar në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, Rexha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë.

Duke mos besuar variantin e autoriteteve franceze, të afërmit i kanë bërë dhe foto trupit që tregojnë një shenjë litari në fyt, por edhe të çarë në kokë si dhe shenja të tjetra në trup, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet.

  FOTO+18/ Shqiptari vdes në burg të Francës, autoritetet: U vetëvar. Familjarët për Top Channel: Kemi fakte, e kanë masakruar

Vijon…

Top Channel