Flamujt u ulën në gjysmë shtizë, e në qendër të hollit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, mëngjesin e së dielës u vendos trupi i pajetë i Bilbilit të Kosovës, për t’ju dhënë lamtumira e fundit nga dashamirës të veprës së saj.

Në akademinë përkujtimore familjar, artistë e politikanë kujtuan Nexhmije Pagarushën si një femër që krijoi identitetin e muzikës shqipe e ndikoi në emancipimin e shoqërisë.

Trupi i saj për herë të fundit përshkojë nga teatri, në bulevardin “Nëna Terezë” deri tek sheshi “Zahir Pajaziti”, prapa së cilës qëndronin qindra qytetar.

Ceremonia e varrimit u bë sipas amanetit, vetëm me anëtarët e familjes ne fshatin e saj te lindjes.

Top Channel