Pas mbledhjes së sotme në Kryesi, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka thënë se është njohur me ecuirnë e procesit të ristrukturimit total të partisë për të bërë disa rregullime të cilat do të reflektohen edhe në Kodin Zgjedhor të PS.

”Jemi njohur sot me ecurinë e procesit të ristrukturimit total të PS pas disa muajsh procesi zgjedhor i cili ka filluar me zgjedhjen e drejtuesve të rinj në qelizat bazë në çdo komunitet, fshat apo lagje qyteti. Për të vijuar me zgjedhjen e delegatëve të Kongresit.

Jemi partia e parë që dhe në pjesën edhe më të madhe me partitë e tjera në Europë që kemi përqafuar idenë e bashkëdrejtimit mes vajzave dhe djemve, burrave dhe grave për një përfaqësim të barabartë.

Jemi në fazën që paraprin kongresin. Po zhvillojmë një proces transparent për Asamblenë Kombëtare që do zgjidhet nga Kongresi. Do të garantohet barazia gjinore. PS është një parti shumë demokratike dhe ka një libër rregullash. Organizimi e ka bërë këtë parti fituese në shumë procese. Kemi synuar për të bërë disa rregullime që disa rregulla të jenë të reflektuara dhe të jenë edhe në Kodin Zgjedhor të PS.”- thotë Taulant Balla.

Balla ka sqaruar sot se zgjedhjet parlamentare të përgjithshme do të mbahen në qershor të vitit 2021 duke shuar dyshimet se mazhoranca do të pranojnë zgjedhje të parakohshme.

“Në axhendën politike do ketë një lloj ndryshimi se nuk përmbyllet në 31 dhjetor 2020 por në 30 qershor të vitit 2021 afat në të cilin planifikojmë edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kështu që unë do bie rehat për këtë pyetje për 13 muaj”, tha Balla.

Top Channel