Deputetë, mos iu fshihni historisë! Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në një kantier ndërtimi në zonën pas Presidencës, ku një punëtor është lënduar.
Burime për Top Channel thotë se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa ju dha ndihma e parë nga mjekët e urgjencës, e më pas janë transportuar për në spital.
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, me datë 10.02.2020, rreth orës 11:35, në rrugën ” Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri, shtetasit Xh.D ., 41 vjeç , puntor, i ka rënë një gur në trup, i cili është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel