Anëtarët e tryezës gjithë-partiake të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, KQZ-s dhe  përfaqësues të shoqërisë civile, ndodhen në Londër për ekzaminimin nga afër të përvojës së sistemit të financimit politik në Britaninë e Madhe.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ deputetja Blerina Gjylameti thotë se: “forcimi i transparencës është një nga pikat bazë të diskutimit për përditësimin e mekanizmave të raportimit të financave politike me qëllim rritjen e standardit zgjedhor”.

Me mbështetjen e NDI dhe Britanisë së Madhe thotë Blerina Gjylameti, jemi duke marrë njohuri të vlefshme që do t’i shërbejnë rritjes së standardit në përvojën e sistemit të financimit të partive dhe kuadrit rregullator për financimin e kandidatëve.

Top Channel