“Politika e Ukrainës, e njëjtë”/ Zelensky takim me Vuçiçin, s’ndryshon qëndrim: Nuk do ta njohim Kosovën 08/08 17:56
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, pasi kanë refuzuar të largohen nga lokali që kishte tejkaluar orarin e punës.
Në çantën e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok dhe një brisk.
Njëri nga të dyshuarit ka refuzuar t’i bëhet alkool testi, ndërsa i dyshuari tjetër ka rezultuar me 1.12 promilë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje në ora 2:00, njofton Policia e Kosovës.
Top Channel