Një incident është shënuar ditën e sotme, ku një prej punëtorëve është aksidentuar gjatë punës, në një prej pallateve që po ndërtohet pranë Presidencës, në Tiranë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se punëtorit i ka rënë një gur mbi kokë. Është bërë shoqërimi i menjëhershëm për në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, me datë 10.02.2020, rreth orës 11:35, në rrugën ” Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri, shtetasit Xh.D ., 41 vjeç , punëtor, i ka rënë një gur në trup, i cili është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel