Greqi- Një çift shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Prevezë. Mediat greke raportojnë se çifti shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohen për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj tre shqiptarëve të cilën një ditë më parë u përplasën me armë zjarri me policinë greke.

Nga ajo që raportojnë mediat greke thuhet se gruaja dhe burri shqiptarë që u arrestuan merrnin makina me qira për llogari të tre grabitësve shqiptarë, ku këto të fundit kryenin grabitje me to.

Kujtojmë se ditën e djeshme tre shqiptarët u arrestuan në Korinth të Greqisë ku pas një shkëmbi zjarri me  policinë, dy prej tyre mbetën të plagosur ndërsa më pas u vunë në pranga. Thuhet se  shqiptarët në muajin gusht të viti që lamë pas grabitën një bankë, ndërsa aktivitetin e tyre kriminal e vazhduan edhe më pas.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel