Starton Jeho, formati më i ri i muzikës shqiptare, i cili do të mbajë mbërthyer publikun për 3 muajt e ardhshëm në ekranin e Top Channel me performancat e artistëve të rinj nga e gjithë Shqipëria.

Duke sjellë rrymat më trend si : Hip Hop, RNB, Dance Hall, Afrobeat dhe Reggaetone, artistët e rinj do të kenë mundësi jo vetëm të sjellin këngët e tyre të papublikuara më parë, por dhe shpalosin artin e tyre nëpërmjet performancave unike.

Me producent Alban Male, në moderimin e Fjoralba Ponarit dhe panelin e jurisë, e cila përbëhet nga producentët Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe blogerja Megi Pojani, Jeho do të mund t’a ndiqni prej ditës së sotme në Top Channel prej orës 18:40 deri në 19:25.

Këngët dhe performancat e artistëve të rinj do të transmetohen në My Music Tv, Top Albania Radio dhe do të jenë të aksesueshme nga publiku edhe nëpërmjet platformave digjitale të Top Channel, si Facebook, Youtube dhe Instagram.

Top Channel