Në Shkodër, e njohin të gjithë. Ky është Zyhdi Çoba, ish basketbollisti kampion i Shqipërisë, që la topin por jo sportin, pasi vijoi karrierën në një tjetër pozicion, atë të mjekut sportiv.
Shtatzania është një proces që ka rregullat e veta që duhen zbatuar në mënyrë shumë strikte. Por kohët e fundit vihet re një shtim i numrit të femrave, që kanë një lloj papërgjegjshmërie në lidhje më krijesën që rritin brenda vetes.
Ishte ekuivalentja e ofertës për një shtrëngim duarsh, e më pas, shpërfilljes, shkruan Guy Delauney i BBC për refuzimin e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Qeveria ka shkurtuar me rreth 100 milionë euro planin e të ardhurave në buxhet duke konfirmuar situatën e vështirë që po kalojnë financat e shtetit. Në ligjin e buxhetit të miratuar nga Parlamenti, për vitin 2019 plani i të ardhurave ishte programuar 486 miliardë lekë. Por sipas Ministrisë së Financave, deri në fund të vitit, të ardhurat totale pritet të jenë vetëm 474 miliardë lekë.
Trajneri i Luftëtarit Jorgos Marantas u shfaq i zhgënjyer në mikrofonin e Supersport për humbjen që pësoi Luftëtari i tij ndaj Partizanit në kryeqytet, teksa e analizoi kështu sfidën në mikrofonin e Supersport.
Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Shkodër në 70 vjetorin e krijimit të teatrit “Migjeni”.
Partizani mori kryesimin e kategorisë Superiore në një fundjavë ku duhej dhe bëri më shumë për rikonfirmimin në fronin e futbollit shqiptar.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Qukës, shtetasi E.B., banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, është përplasur me mjetin tip Fugon, me drejtues shtetasin E.K., banues në Elbasan.
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutave në autostradën Durrës-Tiranë pranë mbikalimit për në Rinas.
Dhuna në futbollin shqiptar u rikthye këtë fundjavë në ligat inferiore. Skuadra e Maliqit denoncoi incidente e rënda në fushën e Këlcyrës në ndeshjen e mbyllur në barazim 1-1.
Një përleshje mes lojtarëve ndodhi në ndeshjen mes Këlcyrës dhe Maliqit. Mësohet se lojtarët e Këlcyrës kanë goditur lojtarët e ekipit të Maliqit.
Mirlind Daku ishte padiskutim lojtari i ndeshjes në sfidën mes Kukësit dhe Flamurtarit. Me golin e tij talenti i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës i dha 3 pikët skuadrës verilindore duke zëvendësuar siç duhet sulmuesin kryesor Vasil Shkurtaj i cili është i dëmtuar. Në mikrofonin e Supersport pas ndeshjes Daku analizoi paraqitjen e tij dhe atë të skuadrës.
Kukësi mori një fitore minimale 1-0 ndaj Flamurtarit, falë golit të shënuar nga sulmuesi Mirlind Daku, ndërsa trajneri Shpëtim Duro, në intervistën e dhënë për “Gol pas Goli” në Supersport pranoi vështirësinë e këtij takimi dhe u shpreh i kënaqur me marrjen e tre pikëve.
Young Zerka ishte i ftuar mbrëmë në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush LUAN”. Gjatë puntatës tepër zbavitëse kushtuar festës së “Halloween”, këngëtari mori pjesë në sfidën e “Paintball”, ku edhe u pyet se cili nga artistët nuk e meriton famën që ka.
Kukësi përkeqëson gjendjen e Flamurtarit dhe e mund me rezultatin 1-0 duke barazuar me pikë Tiranën, 18. Në stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjes, skuadra e Shpëtim Duros iu fal Mirlind Dakut që shënoi golin e fitores duke i dhënë në këtë mënyrë edhe 3 pikët skuadrës së tij në këtë javë të 11 të kampionatit.
India po vuan nga një ndotje e madhe e ajrit.
Tre ndeshje në 6 ditë dhe vetëm dy pikë të marra pas barazimit ndaj Spalit dhe Atalantës, si dhe humbjes ndaj Romës, kanë konfirmuar një nga nisjet më të dobëta të sezonit për skuadrën e Napolit.
“Do doja të ishe këtu”. Kjo është kërkesa nga Ibiza e Demi Rose.
Në lidhje me ngjarjen që ndodhi të premten pasdite, ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, prokuroria pritet të marrë edhe dëshminë e këtij të fundit në lidhje me atentatin dhe përfshirjen e tij në këtë çështje. Aleksandër Laho, njihet edhe me dy pseudonime, Rrumi i Sukthit dhe Landi Muharremi.
Gjykata e Krujës ka pezulluar nga detyra tetë punonjës policie të burgut të Fushës Krujës, pas hetimit të prokurorisë, që dyshohet se nuk kanë zbatuar detyrën gjatë lëvizjes së të dënuarvë nga njëri sektor në tjetrin.
Vazhdojnë operacionet për e riatdhesimit e shtetasve që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.
Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit në vendin e quajtur “Axhensi”. Një 60-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletën ka humbur kontrollin dhe është përplasur më një makinë tip Benz.
Një person u gjet ditën e sotme nga policia kufitare në Durrës. Policia bën me dije se është identifikuar identiteti i viktimës dhe është një 44-vjeçare nga Shijaku.
Një person dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “1 Maji” në ambjentet e lokalit në pronësi të viktimës.
Një femër e komunitetit serb në Mitrovicë ka njoftuar se nga persona ende të pa njohur i janë vjedhur 25 pëllumba vlera e të cilëve është rreth 800 euro.
Punonjësit e Ujësjellësit po punojnë intensivisht në disa prej rrugëve të kryeqytetit për furnizimin sa më cilësor me ujë të pijshëm. Pas investimit të kryer në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Dalip Zavalani”, punonjësit e terrenit janë në zbatim të projektit në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Dritan Hoxha”.
Forcat e mbështetura nga turqit që luftojnë ndaj milicive Kurde në veri-lindje të Sirisë po akuzohen për krime lufte, me aktet e tyre te brutalitetit të regjistruara në telefon celularë.
Sfida me Francën do të ulë siparin e kualifikueseve të Euro 2020 për kombëtaren shqiptare që është praktikisht e eliminuar. Akti i fundit do të zhvillohet në 17 nëntor, por që shënon nisjen e funksionimit të stadiumit të ri, Arena Kombëtare.
Sot janë në majat e politikës amerikane, por siç thotë Business Insider, kandidatët më të rëndësishëm presidencialë dikur kanë bërë punë të rëndomta. Dollarët e tyre të parë nuk i kanë fituar dhe aq lehtë. Në familjen e Elizabeth Warren, paratë ishin të kufizuara.
Ish-kryetari i komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviç ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare pas një sulmi në zemër.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës, ku një person teksa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur një person me biçikletë duke i shkaktuar vdekjen.
Ndërkohë që janë rikonstruktuar dhe rindërtuar një pjesë e konsiderueshme e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit, kryeministri Edi Rama ka sjellë nëpërmjet faqes së tij në facebook punimet punimet për ndërtimin nga e para të një banese në fshatin Picall të Njësisë Administrative Petrelë.
70 vjetori i teatrit “Migjeni”, prezantohet libri “Kujtesa e një qyteti”. Pas 31 vitesh pune, shkrimtari Xhahid Bushati ka publikuar librin e tij kushtuar teatrit “Migjeni”.
Moti sot dhe nesër do të jetë me vranësira të dendura dhe shira, të cilët me të konsiderueshëm do të jenë ditën e hënë duke sjellë kështu dhe rënie të temperaturave. Ku maksimumi nesër do jetë 21 gradë celcius.
Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Tiranë, ku një 46-vjeçar ka ndërruar jetë pasi dyshohet që është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës.
Piktura nuk është bërë për të zbukuruar apartamentet por ajo është një mjet i fuqishëm sulmues ose mbrojtjes kundër të keqes”, është shprehur Pablo Pikaso.
Një 60 vjeçar nga lagjia Allmete e Bulqizë prej më shumë se 40 ditësh rezulton të jetë i humbur. Policia lokale konfirmon se familjarët kanë bërë denoncimin për zhdukjen e Kadri Duriçit dhe se për këtë rast ka nisur hetimi.
Fermerët braktisin tokën, sepse mungojnë politikat mbështetëse nga shteti. Ndërsa skemat e subvencionit janë pothuajse të paarritshme për fermerin tonë.
Lulzim Basha i rikthehet të hënën turit kombëtar të takimeve nëpër rrethe. Elbasani është ndalesa e parë e kryedemokratit nga ku do të zhvillojë dëgjesën e parë me qytetarët për të vijuar më pas me Korçën , Shkodrën, Vlorën dhe Krujën.
Përsa i përket çështjes së hetimit, duhet thënë që prokuroria ende nuk ka pyetur Rrumi n e Sukthit në lidhje me atentatin dhe përfshirjen e tij në këtë çështje.
Një gramë hashash për një kartë telefoni. Kjo është skema e zbuluar për shpërndarje hashashi në burgun e Fushë Krujës , qe u mbyll me pezullimin nga detyra të tetë policëve qe dyshohet se nuk kanë zbatuar detyrën gjatë lëvizjes së të dënuarve nga njëri sektor në tjetrin.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës ku bëhet me dije se Policia Kufitare ka gjetur një trup të pajetë në det.
Joana Sanz ka bërë një udhëtim në Napoli, ku ka vizituar edhe të famshmin Bregun e Amalfit, prej ku ka realizuar edhe disa foto seksi dhe spektakolare.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një personi që u kishte premtuar 6 personave që do ti nxirrte ilegalisht nga Shkodra drejt vendeve të BE-së kundrejt parave.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë rënë dakord në tërësi për programin ekonomik në qeverisjen e ardhshme, pasi për dy premtimet e dhëna nga VV në fushatën zgjedhore, Fondin Sovran dhe për projektet energjetike.
Festa e verërave dhe gështenjave në Pogradec ka gjallëruar qytetin me atmosfere fantastike dhe argëtim. Në qytetin liqenor për të disatin vit radhazi është organizuar kjo festë e cila promovon prodhimin tradicional dhe hapjen e buteve të verës. Për herë të parë i janë shtuar edhe gështenjat duke ndërthurur dy nga prodhimet më të njohura të qytetit ndërsa nuk kanë munguar as çmimet për verën më të mirë.
Me nisjen e shirave për banorët e Kurbinit nis edhe frika e përmbytjeve. Banorët e zonës tregojnë se janë përmbytur dy herë brenda një harku kohorë shumë të shkurtër dhe sërish do të përmbytën pasi siç ata tregojnë kanalet janë të gjithë të bllokuar dhe nuk janë pastruar prej vitesh.
Brooklyn Beckham dhe Lottie Moss raportohet se kanë pasur një lidhje intime sekrete para se të lidhej me ish-të dashurën e tij tani Hana Cross.
Policia e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat ka bërë me dije se është arrestuar një person me rrezikshmëi të lartë, i shpallur në kërkim për veprat “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Seria A do të vijojë sot me takimet e javës së 11, teksa gjithçka do të startojë në orën 12:30 në “Gewiss Stadium”, ku skuadra e Atalantës do të presë një tjetër ekip mjaft në formë të këtij sezoni, Cagliarin.
Këngëtari me famë botërore Bruce Dickinson mund të humbasë gjysmën e pasurisë pasi do të ndahet nga gruaja e tij pas 29 vitesh martesë.
Bologna ëndërron të transferojë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç dhe drejtuesit e klubit janë shumë pranë plotësimit të dëshirës së trajnerit Sinisa Mihajloviç që të ketë në dispozicion bomberin 38-vjeçar.
Juventus ka mposhtur me rezultatin 1-0 Torinon në derbi dhe ka rimarrë kreun nga Inter që kishte fituar me herët me një penallti të shënuar nga Lukaku në minutën e 90 ndaj Bolognias që deri në të 75-tën ishte në avantazh 1-0.
Juventus ka arritur që të fitojë me rezultatin minimal derbin kundër Torinos dhe i ka rimarrë kreun Interit.
Truri e adhuron muzikën. Nga 100 deri në 300 milisekonda (një milisekond baraz me 0,001 sekonda) është e mjaftueshme për të njohur një pjesë të njohur.
Më datë 3 nëntor 1443 është një datë historike për Shqipërinë, pasi Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër Osmanëve për 25 vite me radhë.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me alternime vranësirash por që do të sjellin reshje lokale shiu në të territorin.
Më e shpejta nga makinat me katër dyer është Mercedes-Amg GT 63 S 4-Door Coupe.
Kejvina ka qenë një ndër të ftuarat e kësaj të shtune në “Shiko Kush LUAN”, ku nuk mund të mos përfshihej në lojërat argëtuese të spektaklit. Aktualisht aktive në ekran, Kejvina është përfolur shumë lidhur me ‘sherret’ me disa prej vajzave të njohura shqiptare.
Mbrëmja e kësaj të shtune në “Shiko Kush LUAN” kishte humor, surpriza por edhe rrëfime…
Juventus rimori kryesimin me kampionatit italian pas suksesit të vështirë 1-0 në derbin me Torinon. Matis De Ligt ishte emri më i përfolur në këtë sfidë, fillimisht për një prekje të topit me dorë në zonë që solli vetëm protestat e Torinos, por jo penallti, e më pas me rastet e humbura deri në golin e vetëm. Holandezi arriti të tundë rrjetën e formacionit granata me një konkluzion brenda zonës në minutën e 70.
Këtë të shtunë dedikuar ‘Halloween’-it, në studion e ‘Shiko kush Luan’ ishte i ftuar edhe artisti rumun Yaar, i cili po preferohet shumë edhe pas bashkëpunimit me Kanitën në hitin ‘Yale’.
Sot u luajt derbi historik në Gjermani, mes Union Berlinit dhe Hertës së Berlinit.
Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti i Serbisë, Beogradi u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale. Ljubomir Kica Markoviç, 37 vjeç, mbeti i vrarë në rrutën “Milenka Grcic” në Beograd. Markoviç është një emër i njohur në vendin serb, përshkak të angazhimit të tij në botën e futbollit, shkruan Newssport.
Një nga rubrikat “hit” të emisionit “Shiko kush Luan” është padyshim “Shiko kush përgjigjet”.
Pesë milionë maska u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi, pasi ajri i ndotur i detyroi autoritetet të shpallin emergjencë shëndetësore publike.
Kanita, një nga vajzat e talentuara shqiptare e cila fillimisht u bë e njohur nga kompeticionet muzikore ishte e ftuara e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN”.
Për të dytën herë brenda muajit tetor, lista e shpendëve të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë pasurohet me një lloj të ri.
Më 2 nëntor shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e mosndëshkimit për krimet ndaj gazetarëve, përmes së cilës bëhet fushatë globale dhe kërkohet nga institucionet shtetërore që të parandalojnë dhunën ndaj gazetarëve.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, tha të premten se mund ta nënshkruaj marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Kinën, e cila ishte përballur me sanksione të rënda në 16 muaj të luftës tregtare midis dy fuqive të mëdha ekonomike.
Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë ndryshime rrënjësore në burgjet në vend.
Objektet e modës më të dëshiruara në botë tani janë bërë sandalet Botega Veneta, të përdorura aq shpesh nga Rihana.
Si u përballën ushtarakisht Shqipëria komuniste dhe Greqia ?
Një aksident ka ndodhur në fshatin e Dajçit, Shkodër.
Vazhdojnë lëkundjet sizmike në vend edhe pse tashmë me një magnitudë më të dobët.
I nominuar tre herë për çmimin Golden Globe, Antonio Banderas zbuloi se si e dashura e tij Nicole Kimpel i shpëtoi jetën, kur ai pësoi një sulm në zemër.
Videoja e një gruaje që i jep avionit komercial me 50 udhëtarë brenda, teksa piloti e udhëzon, ka bërë që të hapet një hetim në Rusi.
Haki Doku lindi në qytetin e Krujës në vitin 1969. Ai u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 90 dhe emigroi në Itali.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka habitur fansat me kostumin që ajo ka zgjedhur të veshi për festën e Halloweenit.
Militantët në veri-lindje të Malit kanë vrarë 49 ushtarë në një sulm ndaj zonës ushtarake, kanë njoftuar përmes rrjetit social Facebook.
Prej vitesh jetojnë dhe punojnë larg Shqipërisë, por u bashkuan dhe ekspozitën e tyre vendosen ta çelin në Shkodër. 7 fotografë të rinj, me ndihmën e kuratorit të njohur francez Francois Cheval, prezantuan fotot e tyre me të veçanta, në mjediset e muzeut kombëtar “Marubi”.
Një foshnje 10-muajshe, e quajtur Aiman Abas Tur, është vrarë në Bolton të Britanisë së Madhe.
Ministria turke e Mbrojtjes thotë se të paktën 13 njerëz u vranë nga një makinë bombë pranë një tregu të shtunën në qytetin kufitar verior të Tal Abyadit.
Nuk është aspak çudi që kur dëgjojmë emrin e Chloe Ferry-t , gjëja e parë që na vjen në mendje janë format e saj trupore “bombastike”.
Në ambjentet e Teatrit Kombëtar është hapur ekspozita e piktorit Avni Delvina e quajtur Notre Dame. Piktori njihet për stilin e tij të veçantë duke përdorur tematikën e pikturave të vjetra duke i lidhur me personazhe reale.
Federata e Futbollit në Kosovë ka prezantuar mbrëmjen e djeshme fanellën me të cilën “Dardanët” do të luajnë në ndeshjen vendimtare eliminatore përballë Republikës Çeke, ndërsa sot një fanellë speciale për takimin me Anglinë.
Bajerni i Mynihut ofroi një pasdite argëtuese për tifozët vendas në Frankfurt, por e ktheu në makth transfertën ndaj Aijntrahtit me humbjen e thellë 5-1.
Çdo të shtunë në ekranin e Top Channel nis transmetimi i “Shiko kush luan”.
Spektakël në “Olimpico” në sfidën më tërheqëse të javës së 11-të të Serisë A, të cilën Roma e fitoi 2-1 ndaj Napolit, duke humbur madje edhe një 11-metërsh.
Çfarë karakteri po tregon Liverpooli në këtë fillim sezoni në Premier League! Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti në frymën e fundit me përmbysje Aston Villan, teksa e shënoi golin e fitoren (1-2) në minutën e dytë shtesë, ndërsa atë të barazimit vetëm tre minuta para se të mbyllej koha e rregullt.
Tirana mori përkohësisht kryesimin e renditjes në kategorinë Superiore, por mund ta kishte bërë këtë e vetme nëse nuk do të rezistonte në shtesë në transfertën e Durrësit.
Surpriza e madhe e kësaj fundjave (pas humbjes së thellë 5-1 të Bayernit) vjen nga La Liga, ku kampionët në fuqi të Barcelonës u mposhtën 3-1 nga Levante në transfertë.
Eintrachti i Frankfurtit turpëron 5-1 Bayernin e Mynihut në “Commerzbank-Arena”, duke u shkaktuar një nga humbjet më të rënda në histori. Për kampionët në fuqi të Bundesligës shkoi gjithçka keq, me trajnerin kroat Niko Kovac që rrezikon seriozisht stolin.
Për mbrojtjen e Kosovës një popull i tërë u ngrit në këmbë, i udhëhequr nga bijat dhe bijtë më të mirë, siç ishin Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, u tha në akademinë përkujtimore, në 30 vjetorin e rënës së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Manchester United dështon sërish. Djajtë e Kuq të drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer pësoi një humbje në fushën e Bournemouth me rezultatin 1-0 dhe mbeten në kuotën e 13 pikëve pas 11 javëve në kampionatin anglez të futbollit.
Një resident i Prunetos, me origjine argjentinase është paditur nga karabinierët për vjedhje të rëndë dhe të vazhduar.
Jona Spahiu ka qenë e ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture.
Deputeti i njohur dhe karizmatik Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuari i Kilda Hysenbegasit këtë javë në Pop Culture.
“Ishte fantastike, na u duk si Viti i Ri. Sot njoha edhe komshinjtë që nuk munda të njoh gjatë tërmeteve” – Ermir Mamaqi, Banor në Rezidencën Kodra e Diellit
Një 44 vjeçar nga Milano është arrestuar pasi rrinte partneren e tij dhe abuzonte me vajzën e saj tashmë 14 vjeç.