I stiluan fustanin/ Çifti nga Kosova: Këngëtarja na dha liri të plotë, shumë shpejt do sjellim linjën ‘Beyonce’

20/02/2020 16:14

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Florian gjini ishte i ftuar çifti stilist nga Kosova Kujta dhe Merita Berisha.

Dyshja janë bërë të famshëm për veshjen e stiluar për këngëtaren me famë botërore Beyonce. Lajmi në atë kohë bëri shumë bujë në mediat botërore, madje fustani i stiluar nga çifti Berisha u përgëzua nga kritikët.

Në studio stilistët kanë zbuluar se janë duke punuar për të linçuar linjën “Beyonce” që shumë shpejt do të dalë në shitje. Të ngacmuar dhe nga moderatorët në lidhje se çfarë kliente është diva botërore, a është një person që ndërhynë në stil, kërkon çdo gjë perfekte.

Kujta dhe Merita së bashku zbuluan se këngëtarja i ka lejuar shumë liri në punën e tyre, Beyonce thjesht ka kërkuar që ta realizojnë punën e tyre dhe të ia dërgojë me foto. Madje dysha zbuloi se diva ka deklaruar në një intervistë për mediat e huaja se “Nëse shumicën e fustaneve do t’i dhuroja për bamirësi, këtë fustan do ta ruaj për vajzat e mia”.

“Të them të vërtetën na ka lënë të lirë për të vendosur gjithçka vetë. Na ka thënë që jeni të lirë për të krijuar ju vetë artin tuaj dhe nuk na tha e dua kështu apo ashtu. Është thjeshtë një kërkesë minimale që Beyonce na kërkoi, atë që ju të mendoni ju lutem na e tregoni. Ky fustan është bërë vetëm për Beyonce dhe nuk mund t’i qëndroj aq perfekt ndonjë personazh tjetër në botë. Jam lumturuar pa masë në momentin që Beyonce ka deklaruar në një intervistë për mediat e huaja se, nëse shumicat e fustaneve të mia do t’i dhuroja për bamirësi, këtë do ta ruaj për vajzat e mia”, u shpreh Kujta Berisha.

Ndër të tjera stilisti zbuloi se së shpejti do të dalë në shitje prej tyre linja më e re e “Byeonce”, me të njëjtën stil si krijimi i tyre i parë.

Çmimet do të jenë nga më të ndryshmet dhe shumë shpejt persona nga e gjithë bota do të kenë mundësinë t’i blenë online veshjet e kësaj linje.

“Do të dalë një linjë për Beyonce, afërsisht tek ky stili do të rrimë në një thjeshtësi do të ketë kosto të ndryshme dhe do të hapet online për të gjithë botën”, u shpreh Kujta.

Top Channel