Përplasje në Open, Ngjela shan presidentin/ Çupi sulmon këshilltarin e Metës: Ty të kanë akuzuar për hajdut

20/02/2020 21:31

Spartak Ngjela tha në Open në Top Channel se presidenti në deklaratat e tij flet budalliqe dhe se ai mund të arrestohet në flagrancë.

I ftuar në emision nga një studio paralele Bledar Dervishi ka kërkuar që të kihet respekt për presidentin.

Më pas një studio ka plasur debati ku Frrok Çupi u shpreh: Servilat e Administratës janë të tmerrshëm. Ty të kanë akuzuar për hajdut.

Teksa në studio po bëhej debat Çupi tha për Dervishin edhe që ai ka qenë në burg për këtë gjë.

Top Channel