Barcelona gjen sulmues/ Zyrtarizon ardhjen e Braithwaite

20/02/2020 17:30

Barcelona gjen një qendërsulmues dhe bëhet fjalë për danezin Martin Braithwaite. Klubi katalanas zyrtarizoi këtë blerje nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit ku theksohet se Barcelona e bleu kartonin e tij nga Leganes për vlerën e 18 milionë Eurove.

Braithwaite do të firmosë me Barcelonën një kontratë prej 4 vjet e gjysmë, deri në 2024 dhe ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 300 milionë Eurosh.

Që nga momenti kur Luis Suarez iu nënshtrua operacionit, drejtuesit e Barcelonës nisën kërkimet për gjetjen e zëvendësuesit, një kërkim që u intensifikua pas dëmtimit edhe të Dembele. Opsionet ishin të kufizuara për katalanasit të cilët donin lojtarë që luanin në La Liga dhe në fund ata vendosën të zgjidhnin Braithwaite i cili pritet të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e së shtunës ndaj Eibarit në Camp Nou.

Deri tani, në këtë sezon Martin Braithwaite është aktivizuar në 24 ndeshje me Leganes duke shënuar 6 gola. Më parë ai është aktivizuar në kampionatin francez me Toulouse dhe Bordeaux.

Top Channel