Prej një jave në ishullin e Puerto Rico-s në Karraibe po zhvilllohen protesta masive kundër guvernatorit Ricardo Rosselló. Gjithçka nisi me rrjedhjen e bisedave të zhvilluara në ‘Whatsapp’, midis presidentit dhe anëtarëve të kabinetit, ku përdoreshin fjalë fyese për shumë figura publike.
Vala e të nxehtit që ka goditur vendin tonë evidenton një problematikë serioze, atë të goditjes nga dielli.
Autoritetet lokale në Paris kanë aktivizuar të hënën një plan alarmi për motin e nxehtë, ndërsa kryeqyteti i Francës por edhe e gjithë Evropa, po përgatitet për një tjetër javë me temperatura të larta, si ato të një muaji më parë.
Vettingu nuk ka prekur ende akademikët, pavarësisht se qeveria parashikoi që në qershor do të fillonte rishikimi i titujve shkencorë dhe plagjiaturave në universitete.
Marina franceze ka gjetur një nga nëndetëset që u zhduk 50 vite më parë, me 52 anëtarë ekuipazhi në bord.
Austria u bë sërish vendi i një gare të vecantë, ajo e vrapimit në ngjitje në kodren Titisee-Neustadt. Sportistë të shumëtë femra dhe meshkuj morën pjesë në këtë eveniment të vecantë të quajtur 4TITUDE Challenge të cilët duhet të përshkonin me vrap një ngjitje prej 140 m në kodër, një eveniment ky që u ndoq nga 4000 tifozë.
Policia mori një telefonatë nga një vajzë e shqetësuar, e cila thoshte që i dashuri kishte hyrë brenda makinës së saj dhe refuzonte të dilte që aty.
Kolegji Zgjedhor vendosi të shpërndajë mandatin këshillave bashkiak në 7 Bashki duke i hapur rrugë betimit të kryebashkikëve të parë të dalë nga procesi i 30 qershorit.
Në përkujtimin e 45 vjetorit të ndërhyrjes së Turqisë në Qipro, presidenti Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij nuk do të hezitojë, nëse duhet, të ndërmarrë sërish të njëjtin hap si ai i vitit 1974.
Një pamje e frikshme është fotografuar nga një avion në brigjet e Islandës, ku duken kufomat e më shumë se 50 balenave.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë diskutimeve tre ditore në parlament në kuadrin e deklaratave programatike të qeverisë së re, duke folur për përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare ka shprehur pikat kryesore që do të ndjekë Athina zyrtare në politikën e Jashtme , midis të tjerash edhe në lidhje me Shqipërinë.
Pamundësia për të marrë përkrahje financiare ishte goditja e fundit për një baba të tre fëmijëve në Britaninë e Madhe, që kishte hyrë në një borxh prej 20 mijë sterlinash duke larë qiranë e duke u kujdesur për fëmijët, pasi kishte mbetur për disa kohë pa punë.
Një ditë përpara mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, një nga figurat kryesore të së majtës, zv/kryeministri Erion Braçe ishte i ftuar në Top Talk, përballë gazetarit Denis Dyrnjaja.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në nëntë vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që vlerësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.
Sulltani Muhammed V i Kelantan divorcohet nga gruaja e tij, mbretëresha e bukurisë në Rusi, muajin e kaluar, në një ceremoni islame, të kryer pa dijeninë e saj.
Denis Dyrnjaja ju rikthye edhe një herë përgjimeve të publikuara nga Gjermania BILD dhe e pyeti zv/kryeministri Braçe nëse do të ishte shqetësuese për atë personalisht në rast se nuk do të ishte pjesë e PS dhe do të dëgjonte të tilla telefonata.
Federata Shqiptare Futbollit ka njoftuar sot se është në kërkim të një sponsori për stadiumin e ri kombëtar. Në njoftim theksohet se “e drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera.”
Partia Demokratike ka shpalosur planin e saj, që përmban katër hapa, me të cilin thotë se do të luftojë korrupsionin kur të vijë në Qeveri dhe do të rikuperojë paratë dhe pasuritë e vjedhura.
I pyetur se cila do të jetë qasja e Mazhorancës për vendimin që pritet të marrë (sapo të ngrihet) Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, Braçe u shpreh i bindur në ‘Top Talk’ se mazhoranca qeverisëse do të njohë ç’do vendim, madje sfidoi opozitën që të shprehet publikisht nëse do të bëjë të njëjtën gjë apo jo.
Kishin paguar 700 euro për të kaluar për në Angli, “tokën e ëndrrave” për shumë shqiptarë, por për këta katër persona udhëtimi nuk shkoi siç ishte planifikuar. Policia në Kalais të Francës ka identifikuar katër shqiptarë që ishin fshehur brenda një kamioni.
Kimberley Garner nxjerr në pah asetet e saj trupore, në një palë bikini ngjyrë rozë, nga pushimet e saj në St. Tropez.
Zv/kryeministri Erion Braçe i ftuar në Top Talk, pranoi përpara gazetarit Denis Dyrnjaja se tregu i hidrokarbureve është zhytur në paligjshmëri.
Ministrja gjermane e shkencave, Anja Karliczek shpalli universitete ekselente dhjetë shkolla të larta dhe ligën e tre universiteteve të Berlinit.
Në fotot që do të shihni më poshtë, nuk duket e qartë ideja se çfarë prodhuesit e këtyre gjërave kanë pasur në mendje.
Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar me letër krerëve të institucioneve dhe kryetarëve të partive opozitare, ku i njofton për dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Qeverisë. Vendimi i Haradinajt pasoi ftesën nga Gjykata Speciale për të dëshmuar mbi krimet e pretenduara gjatë luftës së Kosovës.
Gramoz Ruçi thotë se zgjidhja e krizës politike mund të vijë vetëm nëpërmjet dialogut, por pa shkelur vijat e kuqe, që për kryeparlamentarin janë Kushtetuta dhe pakthyeshmëria e reformës në drejtësi.
Mbretërimit 10-vjeçar të Avatar-it, si filmi me fitimet më të mëdha në botë, i erdhi fundi.
Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka reaguar pas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave për “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.
Partia e Presidentit të Ukrainës, ish komedianit Volodimir Zelensky, fitoi shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke shënuar kështu konsolidimin e fuqisë së tij politike.
Pas rrëzimit të kërkesës së Bindjes Demokratike ditën e sotme nga Kolegji Zgjedhor, i hapet rruga konstituimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Oborri i sheshit të Univeritetit Politeknik përgjatë netëve të se dielës dhe të hënës ka marrë tjetër pamje. Njerëz që vallëzojnë të shkujdesur, i gëzohen tingujve jazz, dhe veshja tipike është përcaktuar nga një kod.
“Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, eksportet e Shqipërisë ranë me 3,7%” raportoi Instituti i Statistikave. Të tre grupet kryesore të eksporteve “tekstile dhe këpucë”, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, “materiale ndërtimi dhe metale” janë në ulje.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimet për ndërtimin e rrugës që lidh Yzberishtin me Kasharin, të cilat janë kryer njëkohësisht me ndërtimin e bulevardit të ri.
Deri në fund të vitit tatimet do të kontrollojnë rreth 6200 biznese nga sektorët e evidentuar me risk të lartë. Drejtorja re përgjithshme e tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se sektorët problematike janë katër.
U mbushën plot tre vite nga ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë pastrimit te sistemit te drejtësisë. Një reformë e cila pati dhe ka mbështetjen dhe gardianët e saj SHBA dhe BE. Në këtë pervjetor të tretë të kësaj reforme ambasada e SHBA në Tiranë publikoi një videomesazh ilustrativ i cili i jep përgjigje pyetjeve Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve?
Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi ofertat e tenderit për ndërtimin e unazës së re, në segmentit që përfshin rrethrrotullimin e shqiponjës. Top Channel ka mësuar se në garë kanë marrë pjesë 8 kompani, ofertat e të cilave kanë variuar nga 14 deri në 18 milionë euro.
Socialistët do të mbledhin nesër Asamblenë Kombëtare. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raportoi se në fokus të kësaj asambleje do të jetë rezultati zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Lidhur me votimin e reformës në drejtësi 3 vite më parë në parlament, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar projektin si kriminal dhe grabitqar. Shefi i opozitës kërcënoi se çdo person përgjegjës për shembjen e tij do të futet në burg.
Një ish-vegjetariane ka zbuluar se si ajo ushqen familjen e saj, me kafshë të cilat ajo vet i gjuan.
Partizani mëson kundërshtarin e mundshëm të tij në raundin e tretë të Europa league.
Kryetarja ende në detyrë në Bashkinë e Durrësit, Voltana Ademi, nën cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë ka postuar sot kërkesën e plotë që ajo në emër të shoqatës ka depozituar me 17 korrik 2019 në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me votimet e 30 qershorit.
Përmes ish deputetes Izmira Ulqinaku, PD akuzoi sot qeverinë “Rama” se ka vendosur t’i ngarkojë shqiptarët me një taksë të re tek nafta, taksën NOA.
“Turtle Fest” organizohet për të tetin vit radhazi në jug të vendit duke bërë bashkë artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Italia, Islanda, Franca, Japonia dhe shumë vende të tjera, përgjatë tre netëve.
Nëse imagjinoni Japoninë si një vend ku gjithçka është paqësore dhe e qetë, Australia është e kundërta e kësaj. Krokodilë që gëlltiten nga pitonë; boçe pishe me madhësinë e një foshnje; krokodilë gjigantë sa një dinozaur, janë ato që ju rrethojnë në Australi.
Arineta Mula ka pushtuar majat më të larta botërore.
Hemingway Jazz Fest është shndërruar në festën më të madhe të muzikës Jazz në Shqipëri.
Pas pranimit të gjykatës sot për vendim të shkurtuar, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar me një status në facebook.
Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj mësohet se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në datën 8 shtator.
Italianët rezultojnë njerëzit që tradhtojnë me shumë në marrëdhënien bashkëshortore.
Ish-Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, mori pjesë në prezantimin e dy volumeve të kolanës së botimeve parlamentare për reformën.
Festivali XIV ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës solli në Durrës instrumentistë nga vende të ndryshme të botës që interpretuan një repertor të zgjedhur të muzikës klasike për artdashësit e qytetit 3000-vjeçar si dhe u njohën me Shqipërinë, vendin që ofron mundësi të mëdha. Sergio Mastro është njëri prej tyre. Ai është një violonçelist mjaft i talentuar italian, po emrin dhe suksesin ia dedikon Vjenës, një prej kryeqyteteve botërore të muzikës klasike.
Në qilarin e tij Bethlehem, distiluesi Nader Muaddi prodhoi me pak se 500 shishe likeri vitin e kaluar, por fitoi famë ndërkombëtare dhe tani synon të ndihmojë ringjalljen e interesit në vendlindje për këtë pije tradicionale.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gjykim të shkurtuar.
Simon Yates është fituesi i etapës së 15 të Turit të Francës, Limoux-Foix Prat D’Albis, 185 km e gjatë. Edhe kjo etapë ashtu sikurse edhe ajo paraardhëse u zhvillua në Pirenej me çiklistin britanik, që bëri më të mirën në këtë itinerar duke e kaluar i pari vijën e finishit me kohën 4 orë 47 minuta e 4 sekonda.
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka reaguar në lidhje me 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi.
Në përvëlimin e verës, kubanet i kthejnë sytë nga plazhet, përdorimi i të cilave është një e drejtë e tyre kushtetuese, por që kufizohet nga mungesa e transportit dhe presioni në rritje i turizmit.
Polica e Vlorës mbrëmjen e djeshme ka shkuar për të shoqëruar 36-vjeçarin Armando Dredha pasi kishin informacione se ishte person me probleme.
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në lokalet e natës. Në kuadër të operacionit të koduar”Frekuentuesit” kanë rënë në pranga tre persona, shtetasit: M. I., 35 vjeç; G. XH., 43 vjeç dhe E. F., 22 vjeç banues në Tiranë.
Me valën rekord e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, të intensifikuar sidomos në rajonet e Midwestit dhe bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, zgjidhja që kanë gjetur autoritetet vendore të zonave me të prekura ishin qendrat e ftohjes.
Futbolli rumun jeton momente paniku gjatë ndeshjes mes Dinamos së Bukureshtit dhe Kraiovës.
Më shumë se 2.400 notare nga 30 vende të botës u bënë pjesë e garës ndërkontinentale të notit që zhvillohet çdo vit në Bosfor. Qëllimi i pjesëmarrësve është të përshkojnë me not sa më shpejt që të munden 6 kilometra e gjysmë.
Danimarka, njeri prej vendeve me shkallën me të lartë të divorceve në Europë, ka vendosur të marra masa drastike për zbutjen e këtij fenomeni, duke u siguruar që kur ai të ndodhë, pasojat të jenë sa më pak të dhimbshme për të gjithë të interesuarit. Deri vonë, danezët mund të divorcoheshin duke plotësuar një formular të thjeshtë në internet.
Në familjen e 48 vjeçarit Festim Lato në lagjen Lirim të Vlorës janë hapur dyert e mortit. Një familje e madhe me 9 fëmijë, hynë dhe dalin të afërm dhe familjarë per ngushëllim.
“Vijojnë bllokimet ligjore të subjekteve që akoma s’e kanë marrë vesh, se koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurrencës e të konsumatorit ka mbaruar”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama, ndërsa ka publikuar sërish sot në facebook, foto nga aksioni kundër-informalitet i ndërmarrë në të gjithë vendin.
Nga Maya Angelou
Blloku i banimit në zonën e “Frigoriferit” në lagjen “Besa” në kryeqytet është rehabilituar plotësisht. Falë investimit të Bashkisë së Tiranës, banorët e kësaj zone kanë tashmë edhe infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet.
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila po zhvillohet në prani të 10 anëtarëve, pasi zoti Besnik Cani mungon.
Është publikuar botimi parlamentar “Reforma ne Sistemin e Drejtësisë” në 3-vjetorin e Reformës në Drejtësi.
Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale.
Ambasada amerikane ka publikuar një video në “Facebook”, ku kujton se janë mbushur 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi.
Lajmi qarkulloi prej 24 orës nëpër portale, por policisë shqiptare vetëm pas mesnatës i mbërriti konfirmimi i autoriteteve holandeze mbi ekzekutimin e Festim Latos, të vetëshpallur “Presidenti i Çamërisë”. Ndërkohë, mediet e huaja raportojnë se ka qenë një kalimtar i rastit, ai që e dalloi trupin e njeriut në ujë rreth orës 5:00 të mëngjesit të së premtes. Fillimisht u dyshua se trupi i pajetë i përkiste një polaku, por më pas rezultoi se bëhej fjalë për biznesmenin shqiptar, Festim Lato, i cili prej 25 vitesh jetonte në Holandë.
Opozita i drejtohet me letër Kolegjit Zgjedhor, ku i kërkon pezullimin e dhënies se mandatave për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë. Letra e opozitës është firmosur nga numri 2 i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe dërgohet sot, para nisjes së shqyrtimit në Kolegj të çështjeve për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë.
Planeti ynë është një burim i vazhdueshëm mrekullish. Natyra ofron njohuri të pabesueshme, por njeriu me krijimet e tij nuk është ndryshe.
Mijëra eshtra njerëzish janë zbuluar në një hapësirë nëntokësore në afërsi të një varreze të Vatikanit nga hetuesit që përpiqen të zbulojnë misterin e zhdukjes së një vajze adoleshente që u zhduk në qytetin e Vatikanit në 1983.
Bill Gates, bashkë-themeluesi i gjigantit të teknologjisë, Microsoft, ka zbuluar kohët e fundit në një intervistë gabimin më të madh që ai ka bërë ndonjëherë në karrierën e tij. Ai është një nga burrat më të pasur në botë.
“Rreth 1,800 zjarrfikës po përpiqen të përmbajnë nën kontroll zjarret në Portugali qendrore që tashmë kanë plagosur 20 vetë, duke përfshirë tetë zjarrfikës”, thanë autoritetet sot.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti Meta me anë të një postimi në rrjetin social facebook.
Hollivudi apo bollivudi, ka një rival të ri. Bëhet fjalë për ishullin e Qipros në mesdhe, që ka krijuar një reputacion si manget turistik falë plazheve të tij të kristalta dhe që tani do të hyjë në aksion, nën emërtimin Oliveood dhe me ndihmën e Nicolas Cage. Aktori amerikan merr pjesë në një film fantastiko-shkencor me arte martiale që po filmohet tërësisht në ishull, falë një nisme të qeverisë për ti dhënë prodhuesve të filmave skonto, reduktime taksash dhe përfitime të tjera.
Britania e Madhe ka kërcënuar Iranin me sanksione dhe shkak për këtë janë dy anije. Fillimisht, britanikët bllokuan një anije cisternë iraniane në Gjibraltar. Irani pas kësaj, konfiskoi një anije britanike. Ministri i Jashtёm i Britanisё sё Madhe Hunt mund tё shpallё masa diplomatike dhe ekonomike, ndër të cilat edhe ngrirja e pasurive. Britania e Madhe, mund tё insistojё, qё tё rivendosen sanksionet e OKB-sё dhe tё BE-sё kundёr.
Burimet e nxehta të Islandës nuk janë e vetmja gjë që i bën turistët të djersijnë, pasi një shikim mbi faturën e hotelit apo restorantit, do t’ju tregojë se thuajse gjithçka atje kushton shumë, ndonjëherë shumë më shumë se kudo tjetër në Evropë.
Kancelari Britanik, Philip Hammond, ka paralajmëruar dorëheqjen nga posti nëse Boris Johnson zgjidhjet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar. Ai shtoi se Brexit-i pa marrëveshje, të cilin si opsion e ka lënë të hapur Johnson, nuk është “vendim që do ta nënshkruante”. Hammond theksoi se është me rëndësi që kryeministri i ardhshëm dhe Kancelari të jenë në vijë të njejtë të politikave për Brexit-in.
Sot ishte puntata e fundit për këtë sezon e spektaklit” E Diell” me autorësi të Edi Manushit. Programi i konceptuar në formën e një mozaiku të ftuarish, rubrikash, moderatorësh dhe trajtimin në një format mjaft dinamik të personazheve të muzikës, ekranit, politikës, sportit apo dhe aktualitet mbajti të gozhduar për 24 të diela rresht teleshikuesit para ekranit të Top Channel.
Shpella e Gadimës është një nga atrakstionet më të mëdha turistike të Kosovës me afro 7 mijë vizitorë të pritur gjatë këtij viti.
Trajneri Mauricio Sarri debutoi me humbje në pankinën e Juventus në përballjen e zhvilluar ndaj Totenhemit në International Champions Cup.
Shumë thonë se yjet mund të parashikojnë gjithçka… Dhe tani, të dhënat e reja sugjerojnë se sipas shenjave të horoskopit mund të parashikojmë shansin tonë për t’u bërë një miliarder.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Protestuesit e Unazës së Madhe kanë goditur me mjete të forta ambulancën e cila ishte nisur për një mision.
Nga zhgënjimi në gëzim dhe gjithçka në mes, secila nga këto foto tregojnë një histori të vërtet amerikane.
Podiumi i fituesve në botërorin e notit që po zhvillohet në Korenë e Jugut u përfshi nga polemikat dhe akuzat për përdorimin e substancave të ndaluara, në skena të ngjashme me ato të botërorit të Budapestit në 2017.
Një udhëtim në Vilë Bashtovë të Kavajës, vetëm 10-të km larg autostradës Durrës-Rrogozhinë është destinacioni tjetër që Ilnisa Agolli përmes projektit “100 fshatrat turistike të Shqipërisë”, na zbulon sot.
Sezoni veror për një pjesë të njerëzve ofron mundësi të pafundme për të kaluar pushimet, ndërsa për një pjesë tjetër, kjo periudhë kalohët në punë, madje pa pushime fare, krahas orareve të zgjatura.
Prej 15 vitesh, aktori i njohur shkodran, Sandër Ruçi jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pushimet verore i kalon në Shkodër, mes familarësh, artistësh e miqsh.
Trafiku i rënduar në këto ditë të nxehta vere kthehet në sfilitës për mjaft qytetarë që lëvizin drejt bregdetit me automjetet e tyre dhe ato të transportit publik. Veçanërisht në fundjavë, qarkullimi rëndohet edhe më shumë, ndaj policia rrugore ka kaluar në shërbime të përforcuara.
Prej shkurtit opozita ka mbajtur 10 protesta kombëtare e shumë të tjera lokale për largimin e Kryeministrit, por Dashamir Shehi, aleati historik i demokratëve është i mendimit se zgjidhja nuk do të vijë përmes forcës.
Jeta jonë është e mbushur me surpriza .
Një automjet është përfshirë nga flakët në Lezhë në afërsi të një karburanti.
Kur vjen puna te tradhtia, personazhet e showbizit ndahen në disa kategori. Disa që e kanë provuar si shije, disa që nuk e pranojnë e disa të tjerë që nuk e kanë provuar ende.
Era Rusi ishte një nga të ftuarat e puntatës finale të “E Diell”. Në intervistën e saj ku duhet nënvizuar fakti se është shfaqur më energjike se kurrë, këngëtarja tregoi një moment nga marrëdhënia e saj me babin kur ishte në fakultet në lidhje me një djalë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P. Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 52 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe ” Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.
Jo vetëm Tirana qytet, por edhe ajo rurale është në fokusin e Bashkisë së Tiranës kur vjen puna te investimet infrastrukturore. Dhe në këtë prag të fillimit të vitit të ri shkollor një vëmendje e veçantë po i kushtohet infrastrukturës arsimore me qëllim që të sigurohen të njëjtat mundësi për fëmijët, pavarësisht nëse jetojnë në qytet apo fshat.