Gjermani, ‘terroristi’ vrasës neo-Nazist besonte teoritë e konspiracionit, alienët, kontrollin e mendjes, sakrificat ndaj Satanit

20/02/2020 15:35

Terroristi i ekstremit të djatëhtë që vrau mbrëmë nëntë njerëz në Gjermani në dy bare, para se të vriste veten dhe nënën e tij u zbulua se ishte një teorist i konspiracioneve, i fiksuar me alienët, teknikat e kontrollit të mendjes, bazat sekrete të SHBA dhe sakrificat ndaj Satanit.

43 Tobias Rathjen, detajonte pikëpamjet e tij ekstremiste në një manifest me 24 faqe që kishte postuar në faqen e tij, tashmë të fshirë, ku kërkonte të zhdukte Izraelin, shumicën e Lindjes së Mesme, disa vende aziatike, Afrikën e Veriut, Amerikën e Jugut si dhe gjermanët e ‘papastruar’.

‘Mund të imagjinoj përgjysmimin e popullsisë,’ shkruan ai, duke shtuar se nuk ka fjetur kurrë me një grua pasi trembet nga përgjimi i qeverisë.
Faqja e tij përfshinte link-e të teoristëve të njohur të konspiracionit ku pretendohet se persona të zhdukur janë marrë peng nga alienët.

Mes viktimave të tij ishte dhe një nënë shtatzënë 35-vjeçare, ndërsa ambasada turke në Berlin konfirmoi se pesë qytetarë të saj ishin vrarë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel