Ethet e Nilit përhapen shpejt, Greqia raporton 232 raste dhe 19 viktima, Shqipëria vetëm një të infektuar
28/08 15:27
Dy gra ishin nisur për pushime drejt ishullit Fisher, në afërsi të Miamit, kur makina në të cilën ndodheshin ra nga trageti që po i dërgonte në vendin e pushimit, shkruajnë mediat e huaja.
Pasi kanë marrë njoftimin, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet lokale të shpëtimit të ndihmuar nga rojet bregdetare amerikane.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t’i shpëtuar gratë, nuk arritën t’ia dilnin dot, pasi gratë u gjetën të pajeta brenda makinës, pas disa orëve kërkime.
Ndërkohë autoritetet policore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.
Top Channel