Shkodra nga arkivat austriake/ Promovimi i një albumi të pa publikuar më parë

20/02/2020 12:14

Pas një punë kërkimore mbi 6 vjeçare në arkivin e shtetit austriak, studiuesi Pjeter Logoreci solli një thesar të vërtetë mbi të shkuarën e Shqipërisë dhe veçanarisht të Shkodrës.

Foto albumi “Histori shkodrane në fotografi” sjell imazhe të rralla, te papublikuara më parë të Shkodres.

Përmes këtij fotoalbumi ai sjell Shkodrën në disa periudha dhe momente të veçanta historike.

Ky fotoalbum ka edhe një rëndësi të madhe historike pasi paraqet edhe Shkodrën e djegur pas pushtimit nga Mali i Zi, sikur të mos i mjaftonin të vrarët e jetimët, përmes fotove dëshmohet edhe terrori dhe grabitjet e ushtarëve serbo-malazezë, që janë fotografuar nga gazetarët austriakë.

Top Channel