Analiza e New York Times/ Samiti Trump-Xi Jingping dhe rëndësia e tij edhe nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje, ja cilat janë çështjet ku dy superfuqitë do “përplasin brirët” 10/05 18:32
Të paktën 19 persona humbën jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Indi.
Të gjithë viktimat udhëtonin me autobus ku në një moment të udhëtimit të tyre konteineri i një kamioni u shkëput dhe i zuri poshtë. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhu në një autostradë në Tirupur të Tamil Nadu, tha policia. Sipas mediave numri i të plagosurve ishte të paktën 23.
Autobusi ishte nisur drejt Ernakulam nga Bengaluru në Karnataka, por nuk arriti kurrë në destinacion.
Top Channel