UNICEF publikon raportin: Lufta ka zhvendosur 20% të popullsisë së Libanit në tre javë 30/03 09:36
Të paktën 19 persona humbën jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Indi.
Të gjithë viktimat udhëtonin me autobus ku në një moment të udhëtimit të tyre konteineri i një kamioni u shkëput dhe i zuri poshtë. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhu në një autostradë në Tirupur të Tamil Nadu, tha policia. Sipas mediave numri i të plagosurve ishte të paktën 23.
Autobusi ishte nisur drejt Ernakulam nga Bengaluru në Karnataka, por nuk arriti kurrë në destinacion.
Top Channel