Video/ Pamje të tmerrshme! Gruaja përplaset nga makina dhe “fluturon” disa metra në ajër

20/02/2020 14:20

Pamje tronditëse që tregojnë momentin kur një grua përplaset nga një makinë është bërë virale në rrjetet sociale.

Fillimisht gruaja shihet tek qëndron në anë të rrugës pranë vijave të bardha, në pritje për të kaluar në krahun tjetër. Teksa u sigurua që makinat kishin mbaruar në atë moment ajo vendos të kalojë rrugën, kur vetëm pak sekonda më pas një makinë vjen me shpejtësi dhe e përplas me forcë gruan, e cila si pasoje e goditjes “fluturon” disa metra në ajër.

Ndërkaq shumë shoferë dhe kalimtarë të rastit i erdhën menjëherë në ndihmë gruas. Policia e Lancashire të Britanisë, i cili është dhe qyteti ku ndodhi ngjarja, konfirmoi se e aksidentuara pësoi vetëm lëndime të lehta.

“Shërbimi i Ambulancës dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe rruga ishte e mbyllur për një periudhë të shkurtër. Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe konfirmuan se gruaja ka lëndime të lehta në krah dhe këmbë”, tha një zyrtar i policisë.

Nga krahu tjetër shoferi i automjetit u gjobit pasi po udhëtonte me shpejtësi në një zonë të banuar, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel