Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur
Një nga yjet më të njohura të serialit Baywatch, të famshëm për protagonistet e tij bukuroshe, ka qenë dhe Yasmine Bleeth.
Brunia joshëse ishte një prej figurave më të dashura të këtij seriale, e padyshim, edhe një prej aktoreve më joshëse që janë bërë ndoënjëherë pjesë e kastit të Bayëatch. Por së fundi, Yasmine është rikthyer në vëmendjen e publikut, jo më për pamjen e jashtëzakonshme të saj, por pikërisht për të kundërtën: transformimin e madh që ka pësuar, I cili ka bërë që tiparet dhe format e mrekullueshme të aktores thuajse të zhduken nën një peshë të madhe trupore të akumuluar ndër vite. 20 vjet pasi veshi kostumin e kuq ikonë të Baywatch-it, Yasmine është një krejt tjetër njeri. 51 vjecarja u fotografua duke shëtitur qenin në Kaliforninë e Jugut, dhe thuajse nuk njihej më. Duket fama e menjëhershme ishte shumë për tu përballuar, sepse Yasmine ra shpejt në kthetrat e drogës. Aktorja i ka rrëfyer dhe vetë problemet me lëndët narkotike, por tani thotë se ato janë pjesë e së shkuarës, dhe se nuk ka ndërmend t`i kthehet më atij kapitulli të errët të jetës së saj.
Top Channel