Prokurori i përgjithshëm i Kroacisë ka dorëzuar sot padi kriminale kundër ikonës vendase të muzikës, transgjinores Josipa Lisac për performimin dhe and intonimin e himnit kombëtar në mënyrë përçmuese, gjatë ceremonisë së ardhjes së presidentit të ri Zoran Milanovic në fillim të javës.

Padia e rëndë ndaj ikonës ‘gay’ të vendit u lidh me nenin 349 dhe injorim të autoriteteve.

Zhvillimi ironik vjen pasi në ditën e inaugurimit të Milanovic, performanca e Lisac mori shumë më tepër vëmendje nga vetë ardhja e presidentit.

Në padi thuhej se Josipa Lisac performoi dhe intonoi himnin kombëtar në mënyrë tallëse dhe përçmuese, që megjithë marrjen parasysh të stilit të veçantë të veprës së saj, ishin të papranueshme nga ana shoqërore. “Si një person gjuha e lindjes e së cilës është kroatishtja ajo duhet ta dijë se stile të tilla publike janë imitime tallëse”.

Top Channel