“Thirrja e natyrës”/ Xhek London “zbarkon” në kinema

20/02/2020 18:05

Xhek London ka qenë gjithnjë një romancier shumë i adhuruar nga kinemaja.

Dhe tani ai vjen në kinematë e botës, përfshirë ato shqiptare, me Walt Disney-n, një realizim të drejtuar nga Kris Sanders, “Thirrja e natyrës” dhe me protagonist, Harrison Ford.

Është një histori formimi, aventure, udhëtimi dhe kërkimi të vetvetes në të cilën ndiqet rrugëtimi i rritjes dhe transformimit të pafuqishmit Baks, një përzierje mes racave San Bernardino dhe Collie, që nga një qen shtëpie në Kaliforni, pasi rrëmbehet, detyrohet të mbijetojë jukonin kanadez të kërkimit të arit.

Historia kthehet në kinema, këtë herë duke bashkuar “ive action”, animacionin fotoreal, në një formulë të ngjashme me atë të mbretit luan.

Harrison Ford e ka pasuruar dukshëm filmin – pohon regjisori Kris Sanders. Në libër, përballet me situata të vështira, bashkë me Bakun, por nuk besoj se personazhi i tij është shumë i përcaktuar. Një nga gjërat e mrekullueshme që Herrison ka mundur të bëjë, është ta gjejë dhe ta krijojë atë personazh. Ka mundur të përcaktojë esencën e tij – thotë regjisori.

Top Channel