Honda dhe Marc Marquez do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për 4 vite të tjera. Skuderia japoneze e motorëve zyrtarizoi rinovimin e kontratës me kampionin në fuqi të botës në MotoGP deri në vitin 2024.

“Jam shumë krenar dhe i nderuar që të bëj të ditur rinovimin e kontratës-tha Marc Marquez-Honda më dha mundësinë të vija në klasin MotoGP në 2013 dhe që nga viti i parë së bashku kemi arritur shumë suksese. Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e kësaj familjeje”.

Marc Marquez që ka 8 tituj botërorë në total, 6 nga të cilat në klasin mbretëror të botërorit të MotoGP ka regjistruar me Hondën 56 fitore, 95 podiume dhe 62 pole position.

“Filluam të flisnim me Marc përpara disa muajsh. Donim të vazhdonim bashkëpunimin me të dhe po kështu edhe ai për të vijuar me fitoret. është një kampion unik që meriton një kontratë unike. Jam shumë i lumtur-deklaroi presidenti i Repsol Hondës, Yoshishige Nomura.

Top Channel