Mediat angleze: Dënimi i City-t mund të pezullohet, në pritje të Apelit

20/02/2020 17:30

Mediat angleze raportojnë sot se dënimi i Manchester Cityt me ndalim të pjesëmarrjes në kompeticionet europiane për dy sezone, nga ana e UEFA-s, mund të pezullohet në ditët në vijim, në pritje të vendimit të Apelit.

Klubi anglez ka apeluar dënimin e ashpër të qeverisë europiane të futbollit, por duke qenë se vendimi i apelit mund të vonojë jo pak, nuk përjashtohet skenari që vendimi të pezullohet përkohësisht.

Ferran Soriano, drejtues te Manchester City i quajti akuzat e UEFA-s si të sajuara dhe të pavërteta, dhe u shpreh i bindur se anglezët do të gjejnë drejtësi në TAS, por nuk e përjashtoi mundësinë e pezullimit të vendimit përkohësisht.

“Akuzat ndaj nesh janë false dhe tërësisht të pavërteta. Jemi të bindur që do të fitojmë drejtësinë në TAS, por shpresoj që kjo të marrë fund sa më shpejt, pasi kemi nevojë të planifikojmë merkaton”, deklaroi Soriano.

Top Channel