“Galaksia” në Teatrin Kombëtar/ Vepra me Olta Dakun protagoniste, 5 vite punë për tu vënë në skenë

20/02/2020 19:35

Jemi në Venecian e Shek. XVI. Galaksia, një piktore antikonformiste lufton deri në fund për të vërtetën dhe veprën e saj, përkundrejt mospranimit të artistit nga shteti.

“GALAKSIA” e cilësuar si vepra më e mirë e autorit bashkëkohor britanik Howard Barker, prej disa ditësh është duke u shfaqur në Teatrin Kombëtar. Olta Daku, në rolin e Galaksias, bën një duel tërheqës nga fillimi në fund me shtetin që i hedh poshtë veprën. Në betejën që ajo pikturon dyshimi është një, a është ajo betejë triumfuese apo realisht një masakër? Regjisores Rovena Lule i është dashur pesë vite punë për të arritur në këtë premierë.

Pesë vite që punon për Galaksian, çfarë të shtyu të zgjedhësh një vepër të madhe. me një autor të vështirë, por që thotë shumë dhe vendos në qendër artistin. Sepse edhe ju vetë jeni artiste.

“Është ashtu siç e thatë. Në qendër është një artiste femër dhe kjo ishte një nga shtysat kryesore që zgjidha veprën. Por skena ka një ekzekutim të jashtëzakonshëm. Galaksia me titullin që ne i kemi vendosur është absolutisht kryevepra e këtij aktori”.

Arrin të gjesh dhe të identifikosh Galaksian në realitetin tonë shqiptar?

“Po në realitetin shqiptar ka Galaksia, qofshin femra apo meshkuj, por të rrallë”.

Kishte skena erotike dhe të dhunshme. Vinte reale si shfaqe. Si ke punuar me aktorët? Më trego pak për procesin?

“Procesi ka qenë i gjatë, i vështirë, por i bukur. Kam fatin e madh që punoj si pedagoge e mjeshtërisë së aktorit prej 10 vitesh dhe kjo”.

Olta Daku, në rol qendror, ka zotëruar skenën në çdo moment. Ishte Galaksia një zgjedhje duke ju përshtatur dhe natyrës së saj si artiste?

“Që kur e kam lexuar për herë të parë Galaksian, gjëja e parë që kam menduar është që ky rol është i Olta Dakut dhe i askujt tjetër. Në çdo frazë shihja Oltën. Kështu që zgjedhja e saj ka qenë absolute”.

Top Channel