“Pastrohet” Jagermeister, logoja nuk fyen të krishterët

20/02/2020 20:56

Logoja e pijes alkoolike “Jagermeister” nuk fyen katolikët.

Ky është vendimi i një gjykate zvicerane, që rrëzoi një padi të institutit federal për pronën intelektuale që kërkonte që emblema të hiqej sepse ishte fyese ndaj besimeve fetare të disa qytetarëve.

Instituti kishte argumentuar se imazhi, një dre me një krye mes brirëve të tij, mund të ofendonte kristianët e vendit për shkak të simbolit fetar në etiketën e shishes dhe kishte bllokuar përpjekjet e kompanisë gjermane të zgjeronte tregtinë përtej alkoolit dhe veshjeve. Marka “Jagermeister” i referohet Shën Hubertit, të njohur si apostulli i Ardennes dhe padron i gjahtarëve që sipas legjendës, u konvertua në fenë kristiane pasi kishte parë një dre me një kryq mes brirëve të tij madhështorë.

Sipas gjykatësve, përdorimi intensiv i imazhit nga “Jagermeister” ka dobësuar karakterin fetar me kalimin e kohës dhe askush nuk ka gjasa të ofendohet në ditët e sotme. Duke marrë në konsideratë se jemi në shekullin e 21 – thanë gjykatësit, “Jagermeister” është e lirë të përdorë logon për të gjitha aktivitetet promocionale dhe produktet në Zvicër, përfshirë kozmetikën, telefonat celularë apo shërbimet e telekomunikacionit.

Top Channel