Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Korçës në afërsi të segmentit të Voskopojë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Akoma nuk dihet gjendja e drejtuesit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si fillim dyshohet se shkak i këtij aksidenti është lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq që mbërtheu juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel