20:18
Kontradiktat/ Si ndryshoi fjalën Meta për opinionin e Venecias
Deklaratat e forta të presidentit Ilir Meta, me dorëheqje apo edhe vetëflijim, gjatë 10 muajve të fundit të vitit 2019, kanë prodhuar shumë tituj të bujshëm në median online dhe ato tradicionale. Nga Pogradeci, kur kriza politike në Tiranë kishte hyrë në muajin e tretë, kreu i shtetit artikuloi për herë të parë dorëzimin e mandatit, madje shprehu gadishmërinë e sakrifikimit të jetës si Salvador Alende.