Sot në orën dhjetë me KPK-në (Komisionin e Pavarur të Kualifikimit) do të përballet kandidatja Anita Jella, aktualisht kryeprokurore në prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës.

Po kështu, është bërë publike data edhe për kandidatin tjetër për në SPAK , prokurorin Ndini Tavani. Ai do të përballet me vettingun në datën 7 tetor. Ndini Tavani është prokuror pranë prokurorisë së kryeqytetit dhe njihet për hetimin e dosjeve të forta .

Priten të dalin datat edhe për tre kandidatë të listuar nga KLP si fitues gjatë garës për në SPAK, që janë Anton Martini, Elizabeta Ymeraj dhe Doloreza Musabelliu. Po ndërsa pritet që KLP të mblidhet dhe të diskutojë se sa do jetë numri minimal për ta bërë funksional prokurorinë e posaçme, gjatë ditës prokurorët do të mbajnë Asamblenë e Përgjithshme për të votuar një anëtar për në KLP.

Pas shkarkimit nga vettingu te ish-anëtarit Gentian Osmani, për vendin e ngelur vakant konkurrojnë prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami.

 

 

Top Channel