Thumana ishte një prej zonave më të prekura nga tërmeti 26 Nëntorit. Gjithcka çfarë ndodhte nga operacioni kërkim shpëtimit e raportoi atë ditë dhe në ditët në vijim gazetëri yne Muhamed Veliu, i cili është rikthyer përsëri atje për të na përcjellë situatën sot.
Policia e Kosovës në një pritje për fund vit ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policor.
Ka me mijëra gra që shesin nëpër rrugët e Nju Jorkut. Gati gjysma e tyre ndihën të pasigurta në këtë punë.
Aleanca jo formale e shoqërisë civile dhe grupet e grave asambliste të komunës së Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe Mamushës, i ka bërë thirrje institucioneve lokale që urgjentisht të gjejnë mënyra për të siguruar një fond emergjent për Strehimoren e Prizrenit, në mënyrë që të ofrohen shërbimet e duhura për periudhën tremujore, gjersa të gjejnë mënyrën për krijimin e një mekanizmi të financimit të qëndrueshëm.
Kryebashkiaku Veliaj premtoi se në 2020 në Tiranë do të marrin udhë një sërë projektesh të rëndësishme duke filluar nga projekte si Teatri Kombëtar, Piramida, Unaza e Madhe, zgjerimi i Lanës, Zona Ekonomike në Kashar etj.
100-vjetori i shpalljes kryeqytet e gjen Tiranën me buxhetin më të madh në historinë e saj.
Presidenti amerikan përhap teori të demaskuara komplotesh, kryeministri britanik mashtron mbretëreshën dhe një ushtri ndërkombëtare e robotëve kompjuterikë ka vetëm një qëllim: të dezinformojë në rrjetet sociale.
Nga janari deri në nëntor të 2019-ës, 133,270 persona paraqitën kërkesa për azil pranë autoriteteve gjermane.
Policia e Tiranës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, ka finalizuar operacionin e koduar “FRESKU”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 27 vjeç, banues në Zall – Bastar, Selitë, Tiranë.
Në Gjirokastër mbrëmjet janë plot shije pasi amvisat dhe kuzhinat e pazarit po gatuajnë në shesh për të gjithë vizitorët.
A e dini se sa gjigantë janë të pranishëm në legjendat e treguara? Epo, ata nuk janë vetëm mite, por ka gjigantë të vërtetë. Besoni apo jo, ata janë këtu.
Zyrtarët në Ilinois të SHBA-së kanë vendosur të presin ditën e parë që vitit që vjen për të legalizuar përdorimin e marijuanës rekreative. Në 1 janar, përdoruesve të saj po u bëhet praktikisht një dhuratë për festa.
Ish-bashkëshorti i princeshës Marta Luisa të Norvegjisë, Ari Behn, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, dhe sipas raporteve në media, duket se bëhet fjalë për një vetëvrasje.
Një muaj pas tërmetit tragjik ku humbën jetën 51 persona, Durrësi vuan ende pasojat e rënda të tij.
Një anije që transportonte emigrantë u fundos në liqenin Van në Turqinë lindore e si pasojë 7 persona kanë humbur jetën.
Mikel Arteta ka deklaruar admirimin e tij për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, duke zbuluar se ai ishte i interesuar ta sillte në Manchester City kur nisi punën si asistent i Pep Guardiola.
Shpesh kaplohemi nga paniku kur mbesin me përqindje të vogël të baterisë dhe jemi larg shtëpisë apo ndonjë prize për ta mbushur, por edhe kur i kemi afër prizat apo mbushësit mobil, zakonisht i mbushim telefonat në mënyrën më të gabuar të mundshme – duke ua shkurtuar “jetën” baterive, shkruan Business Insider.
Gara e vitit 2020 për nënshkrimin e yllit të madh francez të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe tani po nxehet kur Barcelona po i bashkohet betejës.
Një mënyrë interesante për të mbjellë 175 milionë fidane brenda një viti: detyroni nxënësit ta bëjnë një gjë të tillë nëse dëshirojnë të diplomojnë, raporton CNN.
Nëse fundin e vitit e shijoni duke parë filma, më poshtë do të gjeni një listë me disa projekte të këndshme kinematografike, ideale për fundvit!
Të ringjallim shpresën tonë për paqen mes kombeve dhe për gëzimin në botë, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump në një mesazh video, të regjistruar së bashku me gruan e tij Melania dhe postuar në Twitter me rastin e Krishtlindjes.
Kjo Krishtlindje ka qenë speciale për vajzën që shihni.
Këto pamje të mrekullueshme vijnë nga eklipsi diellor në Lindjen e Mesme, që ishte i dukshëm në Riad, Kuvajt, Bahrein.
Në ditën kur do të mbahet edhe seanca konstituive e Kuvendit ka filluar takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Merr një rrjedh tjetër aventura e Granit Xhakës në radhët e Arsenal. Mesfushori me origjinë shqiptare dukej shumë pranë largimit në janar, pas reagimit të tij me tifozët në ndeshjen e kampionatit ndaj Crystal Palace, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.
Sot do të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës në ora 15:00, ndërsa dy partitë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të jenë në Kuvend pa marrëveshje për bashkëqeverisje.
Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk mundi të lexojë sot vendimin për Arbër Çekajn, si dhe për Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të të pandehurit Donaldo Lushaj.
Numri i azilkërkuesve në Evropë është në rritje.
Minishengeni ballkanik është kthyer në temë debati javët e fundit i të gjithë analistëve, opinionistëve, publicistëve por edhe politikanëve kryesisht nga radhët e opozitës në Shqipëri.
Një 27 vjeçar nga Vlora nuk e ka përjetuar aspak mirë ndarjen nga ish-e fejuara. Shtetasi S. K., 27 vjeç, banues në Vlorë, është ndaluar nga policia për shkak se ka përndjekur vajzën.
Këtë herë janë nxënësit e shkollave të Komunës Ferizaj në Kosovë ata që kanë mbështetur bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri.
Në fshatin Maliq të Korçës është gjetur i pajetë shtetasi Muamet Tabaku, i moshës 64 vjeç. I moshuari është gjetur i vdekur në rrënojat e ish-kombinatit.
Po i afrohemi 1 janarit, që korrespondon me hapjen e merkatos dimërore. Si çdo vit, rreth kësaj kohe, klubet në të gjithë Europën janë vënë në punë për të mbuluar “vrimat e vogla” të zbuluara gjatë pjesës së parë të sezonit.
Në mungesë të një kampionati kombëtar të përbashkët, i cili për momentin nuk është i mundshëm, Shqipëria dhe Kosova po punojnë një Kupë të përbashkët. Lajmi është bërë publik nga presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi në një intervistë për gazetn “Zëri”, ku ka zbuluar se kjo Kupë do të quhet “Nënë Tereza”.
Një 46 vjeçar me iniciale A.N., banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë nga policia. Ai ka rënë në prangat e policisë pasi lokalin që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
Një grabitje në një dyqan automjetesh ka rezultuar fatale për njërin prej dy grabitësve që u përfshinë në këtë ngjarje. Sipas mediave të huaja dy persona të maskuar kanë hyrë në një dyqan automjetesh, kur 56 vjeçari Mark Kasprowicz ishte duke punuar pas banakut.
Sulmi ndaj sinagogës në Halle dhe vrasja e presidentit rajonal, Walter Lübcke nga ekstremistët e djathtë përhapën frikë dhe terror në vitin 2019. Por shumica e gjermanëve vazhdojnë të mendojnë ndryshe, thotë Jens Thurau.
Një autokolonë me ndihma prej rreth 300 ton mallrash, kryesisht materiale ndërtimi, në organizim të Shoqatës “Pomozi.ba” u nis dje nga Sarajeva për në Shqipëri.
Homo-erectus i fundit u zhduk rreth 110,000 vjet më parë në ishullin Java në Indonezi, sipas një studimi të botuar së fundmi në revistën ‘Nature’.
Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet të bie shi me borë.
Gent Bejko ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të festuar Krishtlindjen dhe për të folur rreth projekteve të tij artistike në Kanada.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
“The SHBLSH” ka qenë një ndër grupet më të suksesshme në Portokalli që gjithmonë kanë sjellë numra dhe situata që kanë bërë të gjithë publikun për të qeshur.
Pasditen e sotme do të mblidhen 120 deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret më të njohura dhë më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Përsa i përket jetës së saj private ajo gjithmonë ka qenë hermetike. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, Eneda është pyetur nëse është dikush nëzemrën e saj dhe këngëtarja e njohur ka pohuar qëështë vetëm vajza e saj.
Besa Kokëdhima ishte e ftuar këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të kënduar disa nga këngët e albumit të saj “Ti je festa ime” që janë këngë festash.
Ethet e festave dhe planifikimit të ditëve të para të vitit janë të forta. Në këtë stinë të ftohtë dhe festive, njerëzit stresohen për përzgjedhjen e dhuratave, menunë e mbrëmjes së ndërrimit të viteve, qerasjet e vitit të ri por edhe për politikë. Siç e dimë, stresi lë një ndikim të fortë tek shëndeti i zemrës. Kjo i shtyu studiuesit të analizojnë ndikimin e stresit që përjetojnë njerëzit në fundvit në shëndetin e zemrës.
Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit dhe ofron shumë përfitime për shëndetin. Ai mund të përdoret edhe për flokun, sidomos për drejtimin e tij.
Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të martën ligjvënësit ligjvënës demokratë për ngritjen e akuzave si pjesë e një procesi për shkarkimin e tij ndërsa vazhdon të jetë e paqartë situata lidhur me procesin gjyqësor që do të zhvillohet në Senat.
Vetëm para pak kohësh Princesha Elia Zaharia ka publikuar librin e saj të parë për fëmijë që titullohet “Trëndafili i Bardhë”, i cili pasqyron historinë e mbretëreshës Geraldinë.
Irani ka bllokuar shërbimet e internetit në disa provinca më 25 dhjetor, një ditë para protestave eventuale në këtë shtet.
Rojet bregdetare të Spanjës kanë thënë se kanë shpëtuar rreth 200 migrantë në Ditën e Krishtlindjes, duke i larguar nga varkat e impovizuara në Detin Mesdhe.
Visjan Ukcenaj ka qenë i ftuar të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të festuar Krishtlindjen, i cili ka performuar edhe këngën e tij më të fundit që titullohet “Shot”.
Besa Kokëdhima ishte e ftuar këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në“Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel për të kënduar disa nga këngët e albumit të saj “Ti je festa ime” që janë këngë festash.
Në vitin 2019 pati shumë qëndrime pozitive por pak përparim, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kaluan pjesën më të madhe të vitit duke u përpjekur të bindnin njëra-tjetrën për të ndërmarrë hapin e parë në bisedimet bërthamore.
Pas mesazhit të Albin Kurtit reagoi Isa Mustafa i cili tha se për të negociatat akoma nuk kanë dështuar.
Fifi dhe Eneda Tarifa ishin dy pretendetet për të fituar “Këngën Magjike”, por kjo e fundit u shpall fituese. Ky vendim u pasua me shumë diskutime, ku shumë njerëz mendonin se duhet ta fitonte Fifi.
Aktori i njohur Gent Bejko ishte i ftuar këtë këtë të mërkurë në natën e Krishtlindjes në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel. Ai ka folur se me çfarë është duke u marrë në Kanada, i cili prej disa vitesh jeton në Montreal dhe se çfarë e ktheu në Shqipëri këtë periudhë festash.
Javët e fundit, janë intensifikuar lajmet në mediet sportive, sidomos në Itali për transferim të mundshëm të Arturo Vidalin nga Barcelona tek Interi. Por nëse “zikaltrit” po shqetësojnë jo pak “baugranat” për kilianin, kundërpërgjigjja e kampionëve të Francës është e drejtpërdrejtë dhe në “palcë”.
Cristiano Ronaldo nuk po përjeton një vit të mirë tek Juventusi. Humbja në finalen e Superkupës së Italisë ishte dështimi i parë. Trajner i bardhezinjve, për t’i dhënë më shumë komoditet portugezit, ndeshjet e fundit ka vendosur që Cr7 në sulm të ketë si mbështetje Higuainin dhe Dybalan.
Mbrëmjen e sotme i është vënë flaka makinës së shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi.
Faqja e njohur Destiny e cila merret me publikimin e ngjarjeve historike, interesante apo më të rëndësishmet në botë i ka kushtuar një video edhe tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Laç në shtëpinë e një të prekuri nga tërmeti.
Pak më parë Albin Kurti reagoi me anë të një video mesazhi ku shpjegonte se ai dhe VV i kishin bërë disa propozime LDK-së dhe se ata nuk i kishin pranuar dhe se negociatat kishin përfunduar.
Në vitin 2014 u largua nga skuadrat zinxhir të Barcelonës për t’u transferuar në Kroaci te Dinamo e Zagrebit. Të klubi ballkanas gjeti ambientin e duhur për t’u rritur si futbollist, ka luajtur në Champions si dhe ka merituar edhe ftesën në Kombëtaren e Spanjës.
Paskal Ikonomi, banor nga Durrësi, ankohet për plasaritje në banesë në muret mbajtëse, kryetari i njësisë shprehet “Kur s’ja kemi zgjidhur para një viti nuk do ja zgjidhim tani.
Arilena Ara është shpallur fituese në edicionin e 58 të RTSH-së dhe do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion.
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi fushatë elektorale me premtimin se do t’i nxirrte Shtetet e Bashkuara nga ato që i quajti “luftëra pa fund”.
Pesë persona janë dënuar me vdekje në Arabinë Saudite, për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi si dhe tre persona të tjerë me burgim në një total prej 24 viteve.
Këshilli Gjyqësor me vota unanime ka shkarkuar nga detyra ish-kryetarin e Gjykatës Penale të Shkupit.
Biertan është një fshat ku ndodhet një kishë, për të cilën keni mundur të dëgjoni se ishte si një burg i pazakontë dhe UNESCO e ka vendosur këtë ndërtesë si një lokacion të trashëgimisë botërore.
Disa ekspertë thonë se duhen vetëm dhjetë sekonda për të marrë përshtypjen ndaj dikujt.
Ftohja është infeksioni më i zakonshëm viral në botë dhe është shkaku kryesor i vizitave te mjeku, si dhe ditët e humbura nga shkolla.
Nëse projektligji për amnistinë votohet, parashikohet që 200 të dënuar do të lënë qelitë dhe do ta nisin 2020 jashtë burgut.
Në vitin 2020 në Tiranë do të nisë ndërtimi i 5 lagjeve të reja, sipas një plani të mirëfilltë dhe me infrastrukturën e posaçme.
Shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit në 9 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat janë bërë publike nga banka e Shqipërisë në bilancin e fundit të pagesës.
Në ditën e lindjes së shpresës më 25 dhjetori, ne shqiptarët bëhemi të gjithë bashkë pa dallim feje dhe krahine.
Si sot 188 vite më parë nisi Rebelimi i Krishtlindjeve, kur 60 mijë skllevër në Xhamajkë protestuan kundër Perandorisë Britanike për të fituar lirinë.
Super Heronjte kanë nevojë për një makinë të duhur. Ju nuk mund të transportoni veten si një person i zakonshëm nëse jeni duke u trajnuar të jeni të jashtëzakonshëm. Fatmirësisht, industria jonë e automjeteve ka evoluar deri në pikën kur është krejtësisht e mundur të zgjedhësh një super veturë për çdo superhero pa e parë atë të çuditshme.
Meqenëse është duke u bërë më e vështirë për të arritur ndonjë vend pa makinë, nuk është mister pse po lulëzon ky biznes si kurrë më parë. Kthehu në ditën kur njerëzit filluan të drejtonin makina, kishte shume pak modele. Tani mund të shikoni në çdo rrugë më shumë makina që kanë marka, modele ose opsione të ndryshme. Por, cilën makinë blejmë më shumë?
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin ku një person është gjetur i vdekur në grykëderdhjen e lumit Ishëm.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nëpërmjet një video mesazhi në ‘Facebook’-un e tij është shprehur se në mbledhjen e parlamentit që do të bëhet do të shkohet pa një marrëveshje me LDK-në.
Monica Carvalho është një fotografe e pazakontë që pëlqen të luajë me perceptimin. Ajo ndërthur fotografi për të krijuar kolazhe të çuditshme, dhe si rezultat, ne marrim imazhe të jashtëzakonshme që mund të turbullojne.
Rita Ora mesa duket po e shijon në maksimum këtë ditë festive, së bashku me pjesëtarët e familjes së saj po kalojnë Krishtlindjet në ishujt Karaibe.
Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksii Navalny tha sot se njëri prej aleatëve të tij ishte rekrutuar me forcë dhe u dërgua për të shërbyer në një bazë të largët të Arktikut në një veprim për të cilin përkrahësit e tij thanë se bëhej fjalë për rrëmbim.
Kudo në botë Krishtlindjet simbolizojnë rilindjen e shpresës dhe të mirës. E tillë ishte edhe ky 25 dhjetor për pjesëtarët e familjes Zela të cilët do të gjendeshin të pastrehë më 21 shtator si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike që do të shkatërronin pothuajse tërësisht banesën e tyre të vjetër në Vaqarr ku jetonin nën një çati 9 persona.
Krishtlindje të nxehta për Lucia Javoreckova.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kritikuar përsëri kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi për shtyrjen e pafundme të kalimit të mocionit të miratuar në Senatin e kontrolluar nga republikanët.
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi të gjatë i ka dhënë një përgjigje komenteve negative që po shkojnë prej ditësh në adresë të tijë, pasi priti në një takim presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Pamjet e plazhistëve që festojnë Krishtlindjet në det jemi mësuar t’I shohim nga Brazili, Australia e vende të tjera që janë të ngrohta në këtë kohë të vitit, por këtë herë nuk kanë munguar as nga britanikët.
Ministri në largim i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas njoftimit të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin për kthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale në ushtrinë e Serbisë.
Në vitin 2020 do të ketë zgjedhje, por nëse ato do të mbahen më 12 prill ose jo kjo varet nga qasja e opozitës në Kuvend.
Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, segmenti rrugor zona Vushtrri.
Një vend misterioz afër Athinës vështirë se vizitohet nga dikush për shkak të shumë historive paragjykuese që tërheqin vetëm për fansat e paranormalëve.
Ardit Çuni ishte i ftuar në “Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, ku bashkë me Mariza Ikonomin dhe Sara Bajraktarin kujtuan dhe kënduan disa prej këngëve më të famshme të Krishtlindjes.
Festimet për Krishtlindje në Hong Kong kanë kaluar me përleshje të mëdha në mes të policisë dhe aktivistëve pro-demokracisë, teksa liderja pro-Pekinit në këtë vend, Carrie Lam, ka thënë se faza festive është “shkatërruar” nga protestuesit.
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për ndihmë të huaj zhvilloi një takim me Ambasadorin e sapoemëruar të Republikës Popullore të Kinës, Xhang Xuo.