13-vjeçari hap zjarr në një shkollë në Brazil, dy të vrarë dhe disa të plagosur në Rio Branco
Këtë muaj Rusia lëshon një nëndetëse të re gjigande me energji bërthamore, në një avancim madhor për marinën e vendit.
Mjeti i ri i kategorisë Borei-A që do të hyjë në shërbim me marinën sinjalizon një ndryshim marshi në fuqinë ushtarake.
Nëndetësja është quajtur Knyaz Vladimir (Vladimiri i Madh) dhe mban raketa balistike barthamore.
Ajo mund të lëshojë 16 raketa interkontinentale me rang fluturimi deri në 5,600 milje.
Kreu i impjanteve ndërtuese Alexey Rakhmanov, tha: “Luftanija është lëshuar në ujë. Janë marrë parasysh udhëzimet e ministrisë së mbrojtjes dhe mjeti është gati për t’i kaluar Marikës, shpresoj që kjo të bëhet këtë muaj”.
Knyaz Vladimir është e treta e 10 luftanijeve të reja të planifikuara nga ministria, pas dorëzimit të Yury Dolgorukiy e Alexander Nevsky.
Ajo ka nisur testimet detare në dhjetor 2018, ndërsa fazën e dytë të testimeve në korrik 2019, duke përfshirë dhe lëshime raketore e zhytur në Detin e Bardhë.
Top Channel