PDK-ja dhe AAK-ja mblidhen në Kuvend, Dehari këmbëngul për marrëveshje politike
Organizata prestigjioze “Europa Nostra dhe Institutit të Bankës së Investimeve Evropiane, listojnë Teatrin tonë Kombëtar mes shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar shkrimin e organizatës presitgjoze dhe bashkangjitur saj shkruan se: “Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë”.
Postimi i plotë i kreut të PD-së:
“Teatri ynë Kombëtar është futur nga organizata prestigjioze Europa Nostra dhe Instituti i Bankës së Investimeve Europiane ne Listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Europë që duhen mbrojtur.
“Teatri Kombëtar, shembull i arkitekturës moderne Italiane të viteve 30-të, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në vend, dhe po përballet me rrezikun e shembjes”!
Urime nga zemra dhe mirënjohje të pakufishme për Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare dhe mijëra qytetarë që me qëndresën e tyre u përballën pa u sprapsur, me aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar për të ndërtuar aty kullat e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.
Ruajtja dhe restaurimi i Teatrit Kombëtar është dhuratë e paçmueshme për brezat. Trashëgimia jonë kulturore është e pazëvendësueshme, dhe ne kemi detyrimin ta mbrojmë atë.
Falemnderit Europa Nostra, falemnderit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarëve-engjëj mbrojtës të Teatrit Kombëtar. #mbroteatrin #ditemetemira”.
Top Channel