Nëse nuk shkon njeriu tek mali, atëherë shkon mali tek njeriu.

Izolimi nuk është aspak i lehtë në këto kohë të vështira, ndaj artistët kanë vendosur të thyejnë heshtjen dhe të argëtojnë familjet duke shkuar aty ku ato banojnë.

Emra të njohur të artit në Durrës dhe Tiranë i janë përgjigjur pozitivisht nismës për të sjellë KËNGË DHE HUMOR POSHTË BALLKONIT TË SHTËPISË SUAJ. Koncertet kanë nisur këtë të premte, këtu, nga zona e parafabrikateve në Durrës dhe do te vazhdojnë dhe ne ditët e ardhshme. Çdo pasdite në orën 5, një koncert li do te jepet në zona të ndryshme të qytetit duke kthyer gjallërinë në sheshet para pallateve dhe lagjeve të boshatisura.

Durrsakët e kanë mirëpritur menjëherë nismën. Ata kanë dalë nëpër dritare dhe ballkone duke shijuar koncertin dhe duartrokitur artistët.

Top Channel