Ashtu si mjekët e media dhe policia çdo ditë po punon duke u përballur me çdo rrezik të mundshëm që mund të vijë nga Covid-19.

Këtë herë misioni i tyre është të mbrojnë qytetarët nga një armik i padukshëm çka e bën detyrën edhe më të vështirë. Gjithmonë gati për të dhënë maksimumin edhe pse në këtë rast veç vetes duhet të mbrohen edhe për familjet e tyre. E njohim mirë profesionin e tyre po si është të jesh polic sot?

Më falni se ju erdha në një orar pune por doja t’ju pyesja si ka shkuar puna sot?
-Ne sapo e kemi marrë shërbimin duket situatë e qetë dhe po mundohemi që problematikat ti kemi 0 plus dhe direktivat që kemi marrë për çështjet e karantinës ti mbajmë nën kontroll të gjithë sepse detyrimisht dhe qytetarët dalin sepse janë të mërzitur por është një gjë që nuk duhet ta tolerojmë në maksimum.

Unë jam kurioze në fakt a po i binden qytetarët rregullave a shkojnë ata në shtëpi pas orës 13:00?

-Po është e dukshme që binden.

Nuk e di sa është e mundur të realizohet kjo por meqënëse ka kaluar ora 13:00 a mundet që të bëjmë një patrullim?

-Po për pjesën e sektorit që mbulojmë ne ku të doni mund ta bëjmë një patrullim pa problem gjithmonë duke marrë masat tona paraprake si ju në luftë në rrugë dhe ne.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Sidorela Gjoni.

Top Channel