Media në SHBA, në vështirësi/ Reklamat dhe sponsorizimet po shterojnë

04/04/2020 16:47

Pikërisht tani kur amerikanët kanë nevojë më shumë nevojë për to, industria amerikane e gazetave edhe më parë nën stres, po përballet me një sfidë të re të pashembullt.

Lexuesit e dëshpëruar për informacion mbështeten më shumë se kurrë në mediat lokale, ndërsa koronavirusi përhapet në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Ata dëshirojnë të dinë për rastet në zonën e tyre, ku janë qendrat e testimit, cili është ndikimi ekonomik. Gazetat thonë se trafiku në internet dhe abonimet janë rritur – këto të fundit edhe pse gazetat online kanë ulur pagesat për histori të lidhura me pandeminë.

Por gazetat dhe botimet e tjera janë nën presion ndërsa reklamat po shterojnë. Ata po shkurtojnë vende pune, orët e stafit dhe pagesat, duke hequr botimet e shtypura – dhe në disa raste mbyllen plotësisht. Studiuesit kanë kohë që kanë shprehur shqetësimin se një recesion tjetër – që ekonomistët thonë se është tashmë këtu – mund të çojë deri në zhdukjen e gazetave. Kohët e fundit, gazetat e mëdha kombëtare si The New York Times, The Washington Post dhe Wall Street Journal kanë diversifikuar të ardhurat duke shtuar miliona abonentë digjital. Megjithatë, shumë të tjera mbeten shumë të varur nga reklamat. Njëzet botues të lajmeve globale të anketuar së fundmi nga Shoqata e Medias për Lajmet Ndërkombëtare presin një rënie mesatare prej 23% në të ardhurat nga reklamat në vitin 2020.

Në SH.B.A., të ardhurat nga reklamat në gazeta kanë rënë nga 20% deri në 30% në javët e fundit krahasuar me një vit më parë, thotë i raport i kësaj shoqate. Të hënën, gjiganti më i madh i gazetave amerikane, Gannett, njoftoi një 15-ditor pa pagesë dhe ulje të pagave për shumë punonjës. Të tjera kompani janë detyruar të ulin pagat dhe të largojnë përkohësisht nga puna shumë punonjës. Botues të tjerë, më të vegjël, që kanë në fokus restorante, art apo argëtim, po marrin vendime edhe më të vështira.

Disa gazeta janë detyruar të kthehen vetëm në internet. Një paketë ndihme prej 2.2 trilionë dollarësh nënshkruar të Premten nga Presidenti Donald Trump mund të sigurojë kredi ose grante për botuesit më të vegjël lokalë që mbajnë njerëzit në punë. Drejtuesit e industrisë po diskutojnë gjithashtu kërkesat e ardhshme të shpëtimit nga qeverisë që do të ruanin pavarësinë e organizatave të lajmeve, shkruajtën dy grupe të industrisë së gazetave në një letër të hënën drejtuar presidentit Trump dhe drejtuesve të kongresit.

Top Channel