MSH: Shtrohet në spitalin infektiv mjeku Roland Xhaxho, ja gjendja e tij
04/04/2020 12:59
Ministria e Shëndetësisë njofton se është shtruar në spitalin infektiv mjeku i njohur Roland Xhaxho.
Ministria bënë me dije se gjendja shëndetësore e mjekut Xhaxho është e stabilizuar.
”Shtrohet në spitalin Infektiv dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19. Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT”,njofton MSH.
Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.
Top Channel