Policia e Elbasanit ka vënë nën pranga 2 persona, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin një dyqan ushqimor.

Shtetasit me iniciale R. N., 24 vjeç dhe E. B., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan dyshohet se janë autorë edhe të 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura më herët.

Pas kontrollit të kryer në banesën e shtetasit R. N., u gjet dhe sekuestrua 58.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis.

Elbasan

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e vjedhjes, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. N., 24 vjeç dhe E. B., 29 vjeç, banues në Elbasan.

Pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë tentuar të vjedhin në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit Sh. A.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 3 vjedhjeve të tjera të ndodhura, konkretisht:

•Më datë 03.04.2020, dyshohet se kanë vjedhur 7000 lekë në lokalin në pronësi të shtetasit E. K.;

• Më datë 02.02.2020, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në dyqanin në pronësi të shtetasit Ç. L.;

• Më datë 08.02.2020, dyshohet se kanë vjedhur 5000 lekë në kioskën në pronësi të shtetasit R.M.;

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit R. N., u gjet dhe sekuestrua 58.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel